Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Emri Allah karshi emrit Muhamed ﷺ

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16992.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja 16: Ne shpesh shohim emrin e Allahut të varur në mure me emrin e Muhamedit ﷺ karshi Tij. Të njëjtën gjë ne e shohim në pëlhura, libra, dhe disa Masahif. Ku duhet të jenë ata në të vërtetë?

Përgjigje: Ky vend nuk është i saktë sepse kjo do të thotë se Muhamedi  është i njëjtë dhe i barabartë me Allahun. Nëse dikush e sheh këtë nuk e di kush është Allahu dhe kush është Muhamedi ﷺ, ai sigurisht do të besojë se ata janë të barabartë dhe të njëjtë. Prandaj duhet të hiqet emri i të dërguarit të Allahut ﷺ.

Tani mbetet gjykimi për emrin e Allahut i cili ka të njëjtin gjykim. Ky është një emër që Sufitë e përsëritin pa pushim dhe e zëvendësojnë me dhikr.

Ata thonë: ”Allah, Allah, Allah.”

Prandaj ai gjithashtu duhet të hiqet. Prandaj as nuk duhet të jetë ”Allah” apo ”Muhamed” në mure, pëlhura apo në diçka tjetër.

Shpërndaje: