Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Emri i bekuar

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Mukhtasar-us-Saua’ik el-Murseleh, fq. 147-148

Shkurtoi: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej mëshirës së Tij janë se Ai ka krijuar njëqind mëshira, çdo mëshirë mbush gjithçka mes qiellit dhe tokës. Nga këto Ai e ka zbritur ​​një mëshirë në tokë kështu që krijesat të mëshirojnë njëra-tjetrën me të. Me të nëna ka dhembshuri për fëmijën e saj. Të njëjtën gjë e bëjnë zogjtë, kafshët e egra dhe kafshët blegtorale. Me të mbahet bota.

Mendoni për fjalët e Allahut (Te ala):

الرَّحْمَنُ عَلَّمَ الْقُرْآنَ خَلَقَ الْإِنسَانَ عَلَّمَهُ الْبَيَانَ

“Rrahmani – (Mëshiruesi – Zoti ynë), Ai ia mësoi Kuranin  E krijoi njeriun. Ia mësoi asaj të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).”1

Shihni se si Allahu shpjegon se krijimi dhe mësimi rrjedhin nga mëshira dhe shoqërohet me emrin Mëshiruesi. Ai ka bërë që kuptimet e kësaj sureje të shoqërohen me këtë emër. Pastaj e përfundoi atë duke thënë:

تَبَارَكَ اسْمُ رَبِّكَ ذِي الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

“I bekuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!”2

Emri i bekuar është i njëjti emër me të cilin fillohet kjo sure.

Të gjitha bekimet vijnë prej tij. Me të vjen bekimi. Çdo gjë bekohet. Çdo gjë që përmendet në atë emër është e bekuar. Asgjë që nuk përmendet në të është e bekuar.

Kafsha që nuk theret në emrin e Tij është e ngordhur. Ai që ha pa përmendur emrin e Allahut shoqërohet nga shejtani. Ai që hyn në shtëpi pa përmendur emrin e Allahut shoqërohet nga shejtani në shtëpi. Sipas shumë dijetarëve abdesi është i pavlefshëm nëse nuk fillon në emër të Allahut. E njëjta gjë vlen edhe për namazin, sipas shumë dijetarëve.


1 55:1-3

2 55:78

Shpërndaje: