“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

En-Neueui pranoj besimin e selefëve pesë muaj para se të vdiste

Imam Jahja bin Sheraf en-Neueui (v. 677)

Burimi: I’tikad-us-Salaf fil-Harf ues-Saut, fq. 67-69

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Feja jonë është që ti përmbahemi librit të Allahut (azze ue xhel), Sunnetit të profetit tonë dhe transmetimeve nga sahabët, tabiinët dhe imamëve të njohur të hadithit. Ne besojmë në të gjitha hadithet lidhur me cilësitë e Allahut. Ne nuk shtojmë gjë në këtë, ne nuk mangësojmë asgjë prej tyre. Shembuj të haditheve të tilla është:

“Ai (Dexhalli) është sigurisht me një sy, por Zoti juaj (azze ue xhel) sigurisht nuk është me një sy.” 1

Hadithi në lidhje me zbritjen e Allahut.

Hadithi në lidhje me ngritjen e Allahut mbi arsh.

Hadithin në lidhje me atë se zemrat janë mes dy gishtave të Tij.

Hadithi në lidhje me atë se qiejt dhe toka do të jenë në gishtat e Tij.

Ne besojmë hadithin e israsë dhe miraxhit.

Ne adhurojmë Allahun duke besuar se Ai i rrotullon zemrat.

E njëjta gjë vlen për të gjitha hadithet e tjera të ngjashme. Ne nuk përpiqemi që ti interpretojmë ato. Ne vetëm i kumtojmë ato fjalë për fjalë.

Besimi përbëhet prej fjalës dhe veprës, ai rritet me vepra të mira dhe zvogëlohet me mëkate.

Ne themi se Allahu vjen në Ditën e Gjykimit, siç Ai vetë ka thënë:

وَجَاء رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا

”…dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt vijnë radhë-radhë!”2

Dhe se Allahu u afrohet robërve të Tij si të dojë, të cilën Ai vetë e ka thënë:

وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَرِيدِ

“Ne jemi më afër tij se sa vena e qafës së tij.”3

ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّى فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَى

 “…pastaj ai iu afrua afër-afër- Dhe ishte në largësi sa dy harqe ose edhe më afër.”4

Këto ajete në lidhje me cilësitë e Allahut dhe të ngjashme ne nuk i interpretojmë. Ne qëndrojnë larg nga kjo sikurse Selefët qëndruan larg nga kjo.

Ne besojmë se Allahu është mbi arshin e Tij, të cilën Ai vetë e ka thënë në librin e Tij fisnik. Ne nuk themi se Ai është kudo. Ai në fakt është mbi qiell. Dituria e Tij është kudo dhe asgjë nuk i shpëton asaj. Allahu tha:

أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ

”Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu), nuk do ta bëjë tokën të fundoset bashkë me ju dhe veç kur ta shihni të dridhet (si në tërmet)? Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu), nuk do të dërgojë kundër jush vorbull uragani të egër? Atëherë, do ta merrni vesh sa (i tmerrshëm) ka qenë paralajmërimi Im!”5

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ

”Tek Ai ngritët fjala e mirë dhe puna e drejtë e lartëson atë (fjalën e mirë).’’6

E njëjta gjë vlen edhe për hadithin në lidhje me miraxhin për në qiellin e shtatë, ku thuhet:

“Pastaj ai iu afrua Zotit të tij.”

E njëjta gjë vlen edhe për hadithin në lidhje me vajzën zezake që do të lirohej (nga skllavërimi). Profeti e ka pyetur:

“Ku është Allahu?” Ajo u përgjigj: “Allahu është mbi qiell.” Ai pyeti: “Kush jam unë?” Ajo u përgjigj: “Ti je i dërguari i Allahut.” I dërguari i Allahut ﷺ tha: “Liroje atë. Ajo është me të vërtetë besimtarë.”7

Ka shumë nga këto në Kur’an dhe Sunnet. Ne besojmë në to dhe nuk mohojmë asgjë. Transmetues të besueshëm kanë transmetuar se një burrë e pyeti Malik bin Enesin:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi fron.”8

“Si u ngritë Ai?”

Ai u përgjigj:

“Ngritja nuk është e panjohur. Mënyra se si është e pakuptueshme. Është e detyrueshme që të besojmë në të dhe është bidat të pyesësh në lidhje me të.”

Kjo është ajo që kam dëshiruar që të përmend nga besimi i autorit që është në “Ghajat-ul-Maram fi Mas’alat-il-Kelam”, shkruar nga Shejkh Ebul-Abas Ahmed bin el-Hasan el-Armaui esh-Shafi’i. Ky ishte besimi i shumicës prej Selefëve dhe pasardhësve të tyre. Të gjitha që kam përmendur janë fjalët e Shejkh Ebul-Abbas el-Armauit (rahimehullah)…

O Allah! Le të dëshmojë kjo për ne dhe jo kundër nesh. Na udhëzo ne dhe të gjithë ata që ne i duam në kënaqësinë Tënde. Le të vdesim përgjatë këtij besimi; besimin e sahabëve, tebainëve, të dijetarëve dhe të drejtëve. Ti mund të bësh gjithçka që dëshiron. Na bashko me mësuesit tanë, me ata që ne i duam dhe na duan, në banimin Tënd të lumtur. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

E përfundova këtë shënim të enjten 3 Rabi el-Aauuel në vitin 676.”9


1 Bukhari (7131) dhe Muslimi (2933).

2 89:22

3 50:16

4 53:8-9

5 67:16-17

6 35:10

7 Muslimi (537), Ebu Davud (930), en-Nesai (3/13), Maliku (2/776), Ibn Abi Asim (479), el-Bejhaki, fq. 422, Ahmed (5/447) dhe Ebu Davud et-Tajalisi (1105).

8 20:5

9 Alameh Abdul-Muhsin el-Abbad ka thënë:

“Dijetarët që janë të njohur për dije dhe punimet shkencore nga të cilat studentët kanë përfituar, janë Hafidh Ebu Jahja Zekerija Sharaf-id-Deen en-Nevevi (v. 676) dhe Hafidh Ebul-Fadhl Ahmed bin Ali bin Haxher el-Askalani (v.852). Disa nga veprat e tyre të njohura përbëhen nga besimet skolastike dhe interpretimet e Esharive dhe të tillëve. Unë me të vërtetë  jam kujdesur për të gjetur diçka që dëshmon se besimi i tyre është i pastër nga skolastikës dhe është në përputhje me besimin e Selefëve kur është fjala për të konfirmuar emrat dhe cilësitë e Allahut në një mënyrë që i përket përsosmërisë dhe madhërisë së Tij, pa përngjasim ose mohim. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 42:11

Ai e konfirmoi pjesërisht dëgjimin dhe shikimin e Tij dhe pjesërisht mohoi se dikush i ngjan Atij. Dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahu që gjeta atë që po kërkoja.

Lidhur me Hafidh en-Neueuiun, ai tha në fund të librit të tij “I’tikad-us-Selef fil-Harf ues-Saut”:

O Allah! Le të dëshmojë kjo për ne dhe jo kundër nesh. Na udhëzo dhe të gjithë ata që ne i duam në kënaqësinë Tuaj. Le të vdesim përgjatë këtij besimi; besimin e sahabëve, tebainëve, të dijetarëve dhe të drejtëve. Ti mund të bën gjithçka që dëshiron. Na bashko me mësuesit tanë, me ata që ne i duam dhe na duan, në banimin Tuaj të lumtur. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

E përfundova këtë shënim të enjten 3 Rabi el-Aauuel në vitin 676.” (fq. 78)

Sipas “el-Ibar” të edh-Dhehebiut, en-Neveviu vidq me 24 Rexheb në vitin 676h, d.m.th. më pak se gjashtë muaj pasi shkroi këtë libër.” (Shih: http://www.al-abbaad.com/articles/932078)

Shpërndaje: