Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Et-Tabari në lidhje me ngritjen e Allahut (1)

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: el-Uluv lil-Ali el-Ghaffar, fq. 1205

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Interpretimi i Kuranit nga Ibn Xherir [et-Tabari] është plot me citime nga Selefët që pohojnë [ngritjen e Allahut]. Në lidhje me fjalët e Allahut (Te ala):  

“Ai është i Cili krijoi për ju gjithçka në tokë, pastaj u ngrit lart drejt qiellit duke e bërë atë shtatë qiej. Ai është i Dijshëm për çdo gjë.” El-Bekare, 2:29

ai citoi er-Rebi bin Enesin se kjo do të thotë se Ai u ngrit me qenien e Tij. Në lidhje me shpjegimin e ajetit:

“e më pas është ngritur mbi arsh.” Er-Rad, 13:2

ai shpjegoi në të gjitha vendet se kjo do të thotë se Ai u ngjit dhe u ngrit. Ai e citoi Muxhahidin dhe pastaj tha:

“Asnjë grup në Islam nuk e mohon këtë; as ata që pohojnë se Allahu është mbi arsh dhe as ata që e mohojnë këtë, si Xhehmitë dhe të tjerët.”1


1 Xhami-ul-Bejan (15/100).

Shpërndaje: