“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Et-Tabari shpjegon foljen “istaua” (u ngrit)

Imam Muhammed bin Xherir et-Tabari (v. 310)

Burimi: Xhami-ul-Bejan (1/252)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Folja “isteua (u ngrit)” mund të ketë disa kuptime në gjuhën arabe. Mund të ketë kuptimin pjekuri dhe forcë e përkryer. Në këtë rast themi se burri është pjekur (isteua).

Mund të ketë kuptimin gjendje e drejtë pas një të shtrembër. Në këtë rast themi se burri është përmirësuar, pasi nuk ka qenë i tillë (isteua).

Mund të ketë kuptimin të synosh diçka. Në këtë rast themi se njeriu synoi (isteua) ti shkaktojë një personi tjetër atë që ai e urren dhe ta dëmtoj atë pasi ta ketë trajtuar mirë.

Mund të ketë kuptimin për të pushtuar dhe për të marrë pushtetin. Në këtë rast themi se burri pushtoi (isteua) mbretërinë.

Mund të ketë kuptimin që të ngritesh dhe të ngjitesh. Në këtë rast themi se burri u ngrit (isteua) mbi karrigen e tij, që do të thotë se ai është mbi të.

Dhe shpjegimi më i përshtatshëm për fjalët e Allahut (Azze ue Xhel):

 “Ai (Allahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë dhe i përsosi ata shtatë qiej. Pastaj Ai u ngrit lart drejt qiellit. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.” 2:29

është se Ai u ngrit mbi të dhe u ngjit mbi to, i rregulloi ato me forcën e Tij dhe i krijoi ato shtatë qiej.

Shpërndaje: