“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Et-Tahavi në lidhje me lartësimin e Allahut

Imam Ahmed bin Muhammed et-Tahavi (v. 321)

Burimi: et-Tahauijjeh, fq. 47

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Arshi dhe kursija janë të vërteta. Megjithatë, Allahu nuk ka nevojë për arshin apo për diçka tjetër. Ai mbizotëron çdo gjë dhe Ai është mbi të. Ai ua bëri të pamundur krijesave të e Tij që të jenë mbizotërues.

Ne gjithashtu themi se Allahu e ka zgjedhur Ibrahim mik të Tij dhe se Ai i foli Musait me fjalë të vërtetë. Ne besojmë në të, e pranojnë atë dhe i nënshtrohemi asaj.

Shpërndaje: