Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Zad-ul-Ma’ad (4/173)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sikur të mos kishte qenë për sprovat dhe fatkeqësitë e kësaj jete, njeriu do të goditej nga sëmundje të tilla si krenaria, vetë-dashuria, tiparet e Faraonëve dhe zemra e ngurtë, sëmundje që do të kishin shkaktuar shkatërrimin e njeriut në të dy jetët. I përket hirit të Mëshiruesit që Ai herë pas here lejon që njeriu të vuajë nga kurimi i fatkeqësive në mënyrë që të mund të mbrohet nga sëmundjet e lartpërmendura, të adhuron siç duhet dhe të pastrohet nga ndotja shkatërruese. I lirë nga të metat është Ai që bekon me sprovat e Tij dhe sprovon me bekimet e Tij!
Fjala e urtë thotë:
Një sprovë, megjithëse e madhe, mund të ketë pasoja pozitive
dhe Allahu i sprovon disa me bekim
Nëse Ai (subhaneh) nuk do t’i kishte trajtuar robërit e Tij me kurimin e sprovave, ata do të kishin kaluar të gjithë kufijtë. Kur Allahu (subhanehu ue te ala) ia dëshiron të mirën robit të Tij, Ai e lejon atë të pijë ilaçin e sprovave sipas gjendjes së tij, në mënyrë që të shpëtojë nga sëmundjet e tij vdekjeprurëse. Pasi ta ketë pastruar atë, njeriu meriton pozitën më të mirë në botë, përkatësisht adhurimin ndaj Tij dhe shpërblimin më të lartë të jetës tjetër, përkatësisht shikimin (në Allahun) dhe afërsinë e Tij.