Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Kitab-ul-Arsh (2/159-160)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kapitulli në lidhje me atë që është ruajtur nga fjalët e sahabëve (radijAllahu anhum) se Allahu është mbi qiell, mbi arsh, dhe se ato marrin dispozitën e hadithit.
Ata nuk ka thënë gjë në lidhje me këtë pa patur dituri nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Sepse nuk është e lejuar të bëhet ixhtihad në këto çështje, e as të flitet me mendime personale. Ata nuk e kanë marrë këtë nga dikush tjetër përveçse nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ndër të tjera Ebu Bekr es-Sidik (radijAllahu anhu) tha pas vdekjes së profetit (salAllahu alejhi ue selem):
“Ai që e adhuroi Muhammedin; Muhammedi ka vdekur. Dhe ai që e adhuroi Atë që është mbi qiell; Ai jeton dhe nuk vdes.”
Transmetuar nga ed-Darimi me një zinxhir të saktë transmetimi, dhe el-Bukhari në “et-Tarikh el-Kebir” nëpërmjet Nafiut, nga Ibn Umeri.