Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fytyra është një nga cilësitë e Allahut

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (5/225)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

”Ndërsa do të mbetet përgjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.”1

Domethënia e ajetit se gjithçka mbi tokë do të zhduket ndërsa fytyra e Tij Xhela ue Ala mbetet, dhe kjo është përmendur në disa vende. Allahu Te ala ka thënë gjithashtu:

كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ لَهُ الْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

”Çdo gjë zhduket pos fytyrës së Tij. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!”2

وَتَوَكَّلْ عَلَى الْحَيِّ الَّذِي لَا يَمُوتُ

Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij.”3

كُلُّ نَفْسٍ ذَآئِقَةُ الْمَوْتِ

”Secili njeri do të shijojë vdekjen.”4

Fytyra është një nga cilësitë e Allahut ashtu sikurse Ai e ka përshkruar Vetveten e Tij me të. Ne jemi të detyruar që të pohojmë cilësitë e Zotin tonë dhe të besojmë në të gjitha ato me të cilat Ai e ka përshkruar Veten e Tij, ndërsa ne besojmë njëkohësisht se cilësitë e Tij nuk ngjajnë me cilësitë e krijesave.


1 55:27-28

2 28:88

3 25:58

4 3:185

Shpërndaje: