Alameh Hafidh bin Ahmed el-Hakemi
Burimi: Ma’arixh-ul-Kubul, fq. 166-167
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Prej haditheve që në mënyrë të qartë theksojnë se Allahu (Tabarak ue Te ala) zbret, është hadithi të cilin e transmetojnë Bukhari dhe Muslimi nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu), i cili tregoi se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam) ka thënë:
“Zoti ynë (Tabarak ue Te ala) zbret çdo natë në qiellin më të ulët, kur një e treta e natës mbetet, dhe thotë: “Kush më lutet që Unë t’i përgjigjem atij? Kush kërkon që Unë t’i jap? Kush më kërkon falje Mua që Unë ta fal atë?”
Kjo është pohuar në shumë hadithe përmes gati tridhjetë sahabëve. Zbritja e Tij është pohuar edhe me natën e gjysmës së muajit Shaban, në mesditën e Arafatit dhe në kohën e shuarjes së krijesave, kur Allahu (Tabarak ue Te ala) zbret në qiellin më të ulët dhe thotë:
لِّمَنِ الْمُلْكُ الْيَوْمَ لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّار
“I kujt është pushteti sot? I Allahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit!” 40:16
Po kështu, Ai zbret për ti gjykuar robërit, ashtu sikurse Ai dëshiron, dhe si i përket madhërisë dhe madhështisë së Tij.