Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për atë që thotë se Allahu ekziston pa asnjë vend

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (22)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-01061435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi atë që thotë se Allahu ekziston pa një vend? Kështu thonë disa Sufi.

Përgjigje: Kjo mohon qëndrimin lart të Allahut. Allahu është mbi qiejt, mbi fron. Këtë Ai e ka thënë për veten e Tij. Allahu ka treguar se Ai është në lartësi. Kjo duhet të besohet. Kushdo që e mohon këtë ai nuk beson në Allahun (azze ue xhel). Ai që thotë se Allahu është kudo, se Ai është i mishëruar kudo ose se Ai nuk ka vend, ai flet për Allahun pa dituri.

Shpërndaje: