Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hadithi: “Allahu qesh me dy persona…”

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. 5733/2.

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është kuptimi i hadithit të dërguarit të Allahut ﷺ:

يضحك الله من رجلين يقتل أحدهما الآخر كلاهما يدخل الجنة

“Allahu qesh me dy persona: njëri prej tyre e vret tjetrin dhe që të dy do të hyjnë në xhenet”?”

Përgjigje: Formulimi i hadithit është në këtë mënyrë:

يضحك الله إلى رجلين يقتل أحدهما الآخر كلاهما يدخل الجنة، يقاتل هذا في سبيل الله فيقتل ثم يتوب الله على القاتل فيستشهد

“Allahu qesh me dy persona: njëri prej tyre e vret tjetrin dhe që të dy do të hyjnë në xhenet. I pari prej tyre lufton për hir të Allahut dhe vritet (nga i dyti). Pastaj Allahu ia fal mëkatin vrasësit (v.p.: sepse ai pendohet), lufton për hir të Allahut dhe bjen shehid.” 

Ky hadith është argument se Allahu ka cilësinë e “të qeshurit”, ashtu siç i përket Lartmadhërisë së Tij. Ai nuk i ngjason krijesave të Tij në asgjë, ashtu siç ka thënë Ai:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ 

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 42:11

Shpërndaje: