Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali
Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
“Të kapurit për Kurani, sunneti dhe metodologjisë së kalifëve të drejtë”
Nga Ebu el-Najih Irbad ibn Sarijeh (radijAllahu anhu) i cili tha:
”Profeti ﷺ na këshilloi me një këshillë prekëse nga e cila u rrënqethën zemrat dhe lotuan sytë, me çrast ne i thamë:
“O i dërguari i Allahut, duket sikurse ky të jetë predikimi i fundit; çfarë na këshillon?”
Kështu që ai tha:
“Unë ju këshilloj që të keni frikë Allahun dhe të dëgjoni dhe të bindeni edhe në qoftë se një skllav nga abisinia do të sundojë mbi ju. Në të vërtetë, ai që prej jush jeton gjatë do të shoh shumë ndryshime. Qëndroni larg risive se vërtet ato janë devijime. Ai prej jush që përjetonë këtë le ti mbahet sunnetit tim dhe të kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar dhe le ta shtrëngojë me dhëmballë.”
Transmetuar nga: Ebu Daudi dhe Tirmidhi i cili tha: ”Një hadith hasen-sahih.” Dhe transmetohet nga Ahmedi, Ibn Maxhe dhe Darimi.
Transmetuesi i hadithit:
El-Irbad ibn Sarijeh ibn Es-Sulemi, Ebu Naxhih, ai u vendos në Hims dhe vdiq pas viti 70 hixhri.
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Ky hadith është një bazament madhështor në Islam, në të ka direktiva, dhe udhëzime gjithpërfshirëse dhe të rëndësishme.
Me të profeti këshilloi dhe urdhëroi umetin e tij në çështje të mëdha. Nuk mund të ketë stabilitet në jetën e tyre ose në fe pa u përqëndruar në të dhe pa e pasuar atë. Dhe nuk ka asnjë zgjidhje për problemet e tyre përveçse duke e aplikuar atë në një mënyrë të saktë.
Pra, nuk ka fe pa devotshmëri dhe pa e pasur frikë Allahun, dhe kjo është bindja ndaj Allahut dhe kryerja e obligimeve të Tij dhe përmbajtja nga ndalesat e Tij.
Dhe nuk ka stabilitet në fenë e tyre dhe jetën e përditshme përveçse me një udhëheqës të drejtë që i udhëzon ata me librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit të Allahut ﷺ, i zbaton ligjet e Allahut në mesin e tyre, i organizon dhe i bashkon ata, dhe ua ngre flamurin e xhihadit atyre për të ngritur fjalën e Allahut, ndërsa për muslimanët është e detyrueshme t’i binden atij në atë që u pëlqen dhe nuk u pëlqen përderisa ai është musliman dhe zbaton ligjin e Allahut.
Dhe në dobi të Islamit dhe muslimanëve, për t’i mbajtur ata të bashkuar dhe për të shmangur gjakderdhjen, Islami i obligon muslimanët që t’i binden udhëheqësit në çdo gjë përveç asaj që është mëkat edhe në qoftë se udhëheqësi do të jetë mëkatar përderisa mëkatet e tij nuk e nxjerrin atë nga Islami.
Porosia e profetit ﷺ përfshin qëndrimin e umetit lidhur me mosmarrëveshjet dhe lidhur me ata që e kundërshtojnë të vërtetën. Pra ai na udhëzoi që të përqëndrohemi në të vërtetën dhe t’i kthehemi rrugës së drejtë; metodologjisë së profetit dhe kalifëve të udhëzuar. Ndërsa sunneti dhe menhexhi i tyre nuk është tjetër pos librit të Allahut, i Cili thotë:
”Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë.” [42:41]
dhe sunneti i pastër i të dërguarit të Allahut.
Pra, në këto dyja gjendet shpëtimi dhe lumturia dhe në to është e vërteta, zgjidhja definitive e mosmarrëveshjeve që ekzistojnë midis grupeve Islame dhe u jepet fund në një mënyrë që e kënaq Allahun dhe bashkon muslimanët në të vërtetën.
Dhe të gjitha zgjidhjet e tjera që nuk janë në përputhje me këtë janë të gabuara dhe ato do të dështojnë.
Këshilla e profetit ﷺ përfshin paralajmërime kundër risive në fe. Sa shumë e paralajmëroi profeti ﷺ umetin e tij ndaj rreziqeve të risive në fe dhe dëmin që e shkaktojnë, njëkohësisht ai lajmëroi në mënyrë të qartë se ato të shpien larg nga rruga e drejtë dhe se ato janë në zjarr.
Pra, çfarë është ajo që i bën kaq shumë muslimanë të bien në këto risi dhe të kapen për to kur Allahu i ka nderuar ata me një libër të cilit nuk mundet t’i afrohet asnjë gënjeshtër qoftë haptazi apo në mënyra të fshehta. Një fe e plotë në të cilën nuk ka ndonjë mangësi:
”Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” [5:3]
Me të vërtetë është pikëllim dhe mjerim për të parë se si një pjesë e madhe e muslimanëve nuk e bazojnë besimin e tyre në Kuran e as në sunnet. Dhe në adhurimin e tyre dominojnë risitë mbi sunnetin dhe ata kanë zgjedhur pasimin e verbër. Dhe deklaratat e profetit për ta (për pasuesit e verbër) dëshmojnë të vërtetën kur ai tha:
”Ju do të pasoni të njëjtën rrugë si ata që ishin para jush hap pas hapi, saqë në qoftë se ata do të hyjnë në një vrimë të hardhucës edhe ju do të kishit hyrë në të.”
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
Është e ligjëruar për tu dhënë muslimanëve këshilla dhe tu përkujtosh atyre Allahun, zemërimin dhe dënimin e Tij.
Të urdhërosh me frikë ndaj Allahut në predikimin tënd.
Në këtë hadith është një nga shenjat e profetësisë, ku tregohet se do të ndodhin mospajtime në mesin e muslimanëve, ashtu siç na informoi ai ﷺ.
Dhe në të ka një ndalim ndaj mosmarrëveshjeve në bazat dhe në degëzimet e fesë.
Dhe se duhet kthyer tek metodologjia e profetit dhe e kalifeve të drejtë.
Hadithi përmban një ndalim kundër të gjitha risive të futura në fe dhe një paralajmërim kundër tyre.
Dhe në të ne shohim se të gjitha risitë janë devijim larg nga rruga e drejtë dhe se nuk ka risi të mirë.