Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Të përpiqemi në luftë kundër atyre që devijojnë nga udhëzimi profetik

Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit” 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Të përpiqemi në luftë kundër atyre që devijojnë nga udhëzimi profetik”

Nga Abdullah ibn Mesudi (radijAllahu anhu) se profeti ka thënë:

”Ska asnjë profet para meje që Allahu ka dërguar tek njerëzit përveçse ai kishte ndihmëtarë dhe pasues nga popullit i tij. Ata ishin të kapur për sunnetin e tij, për metodologjinë e tij dhe pasonin urdhërat e tij. Pas kësaj erdhën breza të këqij të cilët e kundërshtuan këtë. Ata thonin atë çfarë nuk e vepronin dhe vepronin atë që nuk ishin të urdhëruar. Kështu që ai i cili lufton kundër tyre me dorën e tij është besimtar dhe ai që lufton kundër tyre me gjuhën e tij është besimtar, dhe ai që lufton kundër tyre me zemrën e tij është besimtar. Dhe pas kësaj nuk ka më besim as sa pesha e sinapit.”

Transmetuar nga Muslimi dhe Ahmedi.

Transmetuesi i hadithit

Abdullah ibn Mesudi ibn Ghafil ibn Habib el-Hutheli, Ebu Abdirr-Rrahman nga selefët e hershëm dhe një nga dijetarët e mëdhenj prej sahabëve. Meritat e tij, etika dhe veprimet e tij të lavdëruara janë të shumta. Umeri e caktoi atë si udhëheqës të Kufës dhe ai vdiq në Medine në vitin 32 hixhri.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit.

Në këtë hadith ka rrëfim në lidhje me profetët dhe gjendjen e popujve të tyre. Dhe se shokët e tyre dhe ndihmësit të cilët morën nga drita të cilën ua sollën profetët dhe të cilët dëshmuan kur u zbrit shpallja atyre, ata ishin të durueshëm, të besueshëm dhe të sinqertë ndaj Zotit të tyre, të kapur për udhëzimin e profetëve të tyre si në veprat e dukshme ashtu edhe në ato të fshehtat, veprat e tyre ishin në pajtim me fjalët e tyre.

Pastaj ata u trashëguan nga brezat të cilat shejtani i devijoi nga metodologjia e profetëve. Ata pohonin me gjuhët e tyre se pasojnë rrugën e profetëve por ata shpiknin gjëra të reja në fe, risi, dhe metodologji të reja dhe të gabuara, dhe bënin vepra të liga dhe mëkatonin gjë që i bënë ata të jenë prej atyre që janë më së largu nga feja e profetëve të tyre, ata jetonin në kontradikta midis fjalëve dhe veprave të tyre.

Në çdo umet ngelin dijetar të cilët janë të sinqertë dhe besnik ndaj fesë së tyre. Ata luftojnë për të dhe mbrojnë besimet e profetëve të tyre çdonjëri sipas aftësisë së vet dhe sipas nivelit të imanit, njëri lufton me gjuhë, tjetri me dorë, tjetri me zemër, e ky është niveli më i dobët i imanit, pas këtij niveli nuk ka më iman fare.

Dhe ajo çfarë u ndodhi popujve të mëparshëm i ndodhi edhe umetit të Muhammedit . Tre brezat më të mira u trashëguan nga ata që kundërshtonin dhe që shkaktuan që muslimanët të pasojnë rrugë të ndryshme dhe epshet e tyre i bënën ata që të përçahen. Fjala e profetit , u vërtetua kur ai tha:

”Ju do të pasoni të njëjtën rrugë si ata që ishin para jush hap pas hapi, saqë në qoftë se ata do të hyjnë në një vrimë të hardhucës edhe ju do të kishit hyrë në të.

Dhe ai ka thënë:

”Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”

Në këtë umet mbeti “Grupi i Shpëtuar” për të cilin na informoi profeti :

”Gjithmonë do të mbetet një grup nga umeti im i cili në mënyrë të qartë është në të vërtetën. Ata nuk do të dëmtohen nga ata që i tradhëtojnë ata apo i kundërshtojnë ata derisa të vijë kijameti. ”

Ky grup akoma ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistojë, dhe do të thërras në të vërtetën dhe në mirësin, dhe do të urdhërojë në të mirë dhe do të ndalojë nga e keqja, dhe do të refuzojë risitë në fe dhe dyshimet devijuese me argumente të qarta, dhe ata do të luftojnë ndaj së kotës sipas aftësisë së tyre me dorë, gjuhë dhe zemër.

Pra, besimtarit i takon që të jetë i qëndrueshëm në atë që e solli profeti, në besimin e tij, adhurimin dhe sjelljen. Dhe ai duhet të kapet për sunnetin e profetit , të kryej urdhërat e tij dhe të qëndrojë larg nga pasimi i epsheve, mëkateve dhe risive. Pastaj të thërret në të vërtetën dhe të sakrifikojnë atë çfarë ai mundet për ta ndihmuar fenë e tij që të triumfoj.

Mësimet që nxirren nga ky hadith:

1.Profetët erdhën me ligje dhe metodologji për udhëzimin e njerëzve.

2.Vlera e shokëve të profetëve për shkak se ata pasuan sunnetin e profetëve të tyre.

3.Ka qortim ndaj atij që ka kundërshtuar metodologjinë e profetëve sepse ata u quajtën breza të këqij. Këta janë ata që kanë devijuar nga ajo në të cilën ishin ata para tyre dhe ata nuk përshkruhen si të këqinjë përveçse se i kundërshtuan profetët e tyre.

4.Ka qortim për atë që fjalët dhe veprat e tij nuk përputhen mes veti. ”Tek Allahu është shumë e urryer ta thoni atë që nuk e punoni!” [61: 3]

5.Ka qortim ndaj veprave të bidatit sepse ajo është një vepër për të cilën Allahu nuk ka urdhëruar nëpërmjet profetëve të Tij.

6.Lavdërimi i atyre që pasojnë profetët. Ata që janë të kapur për sunnetin e tyre dhe janë të përqëndrueshëm në pasimin e tyre.

7.Këta pasues lavdërohen për durimin e tyre dhe luftën e tyre kundër atyre që shkojnë kundër metodologjisë së profetëve të tyre.

8.Sqarimi i gradëve të xhihadit dhe urdhërimit për të mirë dhe ndalimit të së keqës dhe se kjo varet sipas aftësisë dhe llojeve të ndryshme të luftëtarëve. Pra, kush ka aftësinë dhe mundësinë që të largoj të keqën me dorën e tij duhet ta kryej këtë detyrë, dhe ai që nuk është në gjendje ta bëjë këtë, por mund të thotë fjalën e vërtetë duhet ta thotë atë, ai që nuk mund ta bëjë këtë duhet të bëj atë që mundet dhe kjo është të luftosh me zemër, të refuzosh të gabuarën me zemër dhe në qoftë se atij i mungon kjo, atëherë ai nuk është besimtar dhe zemra e tij ka vdekur.

9.Se niveli i imanit ndryshon nga personi në person dhe ai raritet dhe pakësohet,  ”….dhe pas kësaj nuk ka më besim as sa pesha e sinapit.”

Shpërndaje: