Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Veprat më të dashura tek Allahu

Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Veprat më të dashura tek Allahu”

Abdullah ibn Mesudi (radijAllahu anhu) tregon:

“E pyeta të dërguarin ﷺ se cilat vepra janë më të dashura tek Allahu?”

Ai tha: ”Namazi në fillim të kohës së tij.”

Unë i thashë: “Pastaj cila?”

Ai tha: ”Bamirësia ndaj prindërve.”

Unë i thashë: “Pastaj cila?”

Ai tha: ”Xhihadi për hir të Allahut.”

Transmetuar nga: Bukhari, Muslimi dhe Ahmedi.

Transmetuesi i hadithit:

Biografia e tij është tek shpjegimi i hadithit të pestë.

Shpjegimi i disa fjalëve që gjenden në këtë hadith:

Bamirësia ndaj prindërve: Të jesh i dëgjueshëm ndaj tyre, tu japësh atyre të drejtat e tyre dhe të sillesh mirë ndaj tyre.

Xhihadi për hir të Allahut: Të japësh, të sakrifikosh veten tënde dhe pasurinë tënde për t’i thirrur kufarët në Islam dhe të luftosh kundër tyre për të bërë që fjala e Allahut të jetë më të larta.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Sahabiu fisnik Abdullah ibn Mesudi ishte prej recitusve të Kuranit në mesin e sahabëve dhe prej të diturve në lidhje me gjykimet Islame, dhe ai ishte një nga dijetarët e tyre. Dhe pyetjet e tij që ia shtroi profetit tregojnë dijen dhe të kuptuarit e tij për shkak se si ai pyeti këtu në lidhje me veprat që Allahu i do më së shumti, ne gjithashtu gjejmë se ai [një herë tjetër] shtroi pyetjen në lidhje me mëkatin më të madhë dhe më serioz. Në këtë profeti iu përgjigj:

”T’i bësh Allahur ortak në adhurim, ndërsa Ai të ka krijuar.”

Ai pyeti: “Pastaj cili?”

Ai u përgjigj: ”Të vrasësh fëmijën tënd për shkak të frikës se ai do të ha ushqimin tënd.”

Kështu që ai tha: “Pastaj cili?”

Profeti ﷺ i tha atij:

”Të bësh zina me gruan e fqinjit tënd.”

Pra, ashtu siç ai ishte i interesuar për t’i ditur veprat që Allahu i do më së shumti, poashtu ishte i interesuar që t’i di ato vepra të cilat Allahu i urren më së shumti.

Pra, në këtë hadith sqarohen tri gjërat që Allahu i do më së shumti:

E para: Falja e namazit në kohën e tij. Vetë namazi është shtylla e dytë e Islamit dhe forma e parë e adhurimit që është ligjëruar. Dhe profeti nuk u informua për të në të njëjtën mënyrë siç u informua për format e tjera të adhurimit përmes engjëllit Xhibril, por Allahu e mori robin e Tij në një udhëtim natën nga El-mesxhid el-Haram [Xhamia në Meke] për në El-Mesxhid El-Aksa [Xhami Aksa në Jeruzalem].

Pastaj Ai e ngriti atë lartë në qiell dhe atje përmbi qiejtë më të larta Zoti i tij e nderoi atë dhe i foli atij drejtëpërdrejtë në lidhje me obligueshmërinë e namazit. Kjo tregon madhështinë e namazit.

Dhe kur robi falet ai e thërret (në heshtje) Zotin e tij. Dhe koha më e mirë për robin për ti’u afruar Zotit të tij është në fillim të kohës së namazit ashtu siç e kishte zakon profeti të fal namazin në fillim të kohës së tij dhe nxiti në këtë me fjalët e tij; sikurse në këtë hadith.

Dhe e dyta: Bëmirësia ndaj prindërve. Pra, të drejtat e prindërve janë të mëdha, Allahu i përmendi ato së bashku me teuhidin në më shumë se një ajet në Kuran. Allahu (te ala) ka thënë:

”Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë ortak, sillnu mirë ndaj prindërve.” [4:36]

Dhe Allahu (te ala) ka thënë:

”Thuaj: ”Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim), të silleni mirë me prindërit.” [6:151]

Dhe Allahu (te ala) ka thënë:

”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij dhe që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.” [17:23]

Dhe në sunnetin e pastër ka shumë hadithe të cilat tregojnë se sa të mëdha janë të drejtat e prindërve. Në mesin e tyre ky hadith që u përmend.

Dhe në mesin e tyre, hadithi:

”A të mos ju informojë rreth shtatë mëkateve shkatërruese?”

Ata thanë: “Po, sigurisht o i dërguari i Allahut!”

Ai ﷺ tha: ”Shirku dhe mosrespektimi ndaj prindërve…”

Dhe në mesin e tyre;

”Allahu mallkon ata që mallkojnë prindërit e tyre.”

Dhe prej tyre ky hadith, kur profeti u pyet;

”Kush ka më së shumti të drejtë që t’i bindem dhe që të sjellem mirë ndaj tij?

Ai ﷺ tha: ”Nëna jote.”

”Dhe ai e pyeti pastaj kush?”

Ai ﷺ tha: ”Nëna jote.”

”Dhe ai e pyeti pastaj kush?”

Ai ﷺ tha: ”Nëna jote.”

”Dhe ai e pyeti pastaj kush?”

Ai ﷺ tha: ”Babai yt.”

Pra, është obligim për muslimanin që të kryej këtë të drejtë madhështore edhe në qoftë se të dy prindërit janë kufarë. Të drejtat e tyre nuk pushojnë së ekzistuari.

“Por nëse ata përpiqen, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka për të cilën ti nuk ke dijeni, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dunja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili më kthehet Mua me pendim dhe nënshtrim.“ [31:15]

E treta: Xhihadi për hir të Allahut. Vërtet kjo është maja me e lartë e Islamit. Dhe përmes tij fjala e Allahut bëhet më e larta. Dhe përmes tij Allahu bën që feja Islame të triumfojë mbi të gjitha fetë e tjera. Ashtu siç ndodhi me xhihadin e të dërguarit të Allahut dhe me xhihadin e shokëve të tij fisnikë pas tij.

S’ka dyshim se ata shitën jetët dhe pronat e tyre për hir të Allahut dhe luftuan për hir të Allahut me një xhihad të vërtetë. Kështu që Allahu e ngriti lart Islamin me anë të tyre dhe e bëri atë fitimtar mbi të gjitha fetë e tjera përmes veprimeve të tyre, i ngriti ata dhe i nderoi ata përmes xhihadit dhe i bëri zotërinj të botës, mësues, dijetarë dhe udhëheqës në tokë.

Sahabët ishin të sinqertë ndaj Allahut në marrëveshjet që u bënë ndërmjet tyre dhe Atij dhe kjo është fjala e Tij:

”Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhenet. Luftojnë në rrugën e Allahut, mbysin dhe mbyten. Allahu dha premtim të cilin e vërtetoi në Teurat, Inxhil e Kuran. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.” [9: 111]

Ajetet dhe hadithet që flasin për pozitën e xhihadit dhe superioritetin e tij janë të shumta. Pra, le t’i kthehen atij muslimanët për ta kuptuar se nuk ka asnjë krenari dhe lumturi për ta në këtë dhe jetën tjetër përveçse duke u kapur për feje dhe për xhihadin për hir të Allahut.

Dhe ata nuk iu ekspozuan poshtërimit, turpit dhe që vendet e kolonizatorëve kufarë të sundojnë mbi ta, përveçse për shkak se ata e lënë pas dore fenë e tyre dhe braktisën xhihadin për hir të Allahut.

Pra, është e detyrueshme që ata të fillojnë një jetë të re duke u kthyer në fenë e Allahut dhe në xhihadin për hir të Tij siç ka thënë profeti :

”Nëse bëni tregëti me ”el-‘Inah” [një lloj kamate] dhe jeni të lumtur me punimin e tokës dhe kapeni për bishtin e lopës, dhe e braktisni xhihadin për hir të Allahut, Allahu do të lejojë poshtërim të bjerë mbi ju dhe Ai nuk do ta largojë atë nga ju derisa t’i ktheheni fesë suaj.” [Ebu Daudi, Ahmedi dhe të tjerët].

Mësimet që nxirren nga ky hadith:

1.Pohimi se dashuria i takon cilësive të Allahut në atë mënyrë siç i pëket Atij.

2.Namazi në fillimin e kohës së tij është ndër veprat që janë më të mirat dhe që Allahu e do më së shumti.

3.Se të drejtat e prindërve janë shumë të rëndësishme. Mirësjellja ndaj tyre dhe përkujdesi për të drejtat e tyre janë ndër veprat që Allahu i do më së shumti.

4.Vlera e xhihadit për hir të Allahut. Dhe se krenaria e muslimanëve është e varur mbi zbatimin e tij dhe këtë e dëshmojnë shumë ajete dhe hadithe.

Shpërndaje: