Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Të gjitha vendimet merren vetëm nga Allahu

Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit” 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Të gjitha vendimet merren vetëm nga Allahu”

Të gjitha vendimet merren vetëm nga Allahu, dhe asnjë profet, engjëll ose dikush tjetër nuk merr pjesë në to.

Enesi tregon:

”Profeti u plagos në betejën e Uhudit, iu plagos fytyra, iu thye dhëmbi dhe ai tha:

Si tu shkojë puna mirë një populli që dëmtojnë profetin e tyre?”

Pastaj zbriti ajeti i mëposhtëm:

”Ti nuk ke te bësh asgjë me paracaktimin.” [3: 128]

Transmetuar nga Bukhari, Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.

Ibn Umeri tregon se e ka dëgjuar profetin ﷺ duke thënë, kur ai e ngriti kokën e tij nga rukuja në rekatin e fundit të namazit të sabahut, pasi që kishte thënë ”Semi Allahu limen hamideh”:

O Allah! Mallkoje filan dhe filan personin.”

Pastaj u dërgua ajeti i mëposhtëm:

”Ti nuk ke te bësh asgjë me paracaktimin.” [3: 128]

Dhe në një tjetër transmetim tjetër thuhet:

Se ai lutej kundër Safuan ibn Umejjes dhe Suhejl ibn Amrit dhe el-Harith ibn Hishamit pastaj zbriti ajeti vijues:

”Ti nuk ke te bësh asgjë me paracaktimin.” [3: 128]

Transmetuar nga Bukhari, Nesai, Ahmedi dhe Tirmidhi.

Dy sahabët të cilët kanë transmetuar hadithet:

1.Enes ibn Malik el-Ensari el-Khazrexhi, shoku dhe shërbëtori i profetit. Ai i shërbeu profetit gjatë 10 viteve dhe ai ka transmetuar 1286 hadithe. Nga këto, 168 të regjistruara nga Bukhari dhe Muslimi. Ai vdiq në Basra kur ishte mbi 100 vjet.

2. Abdullah ibn Umer el-Kureshi, el-Adeui. Ai u bë musliman në fillim me babain e tij në Mekë, dhe ai emigroi kur ai ishte dhjetë vjeç. Ai dëshmoi betejen e Hendekut dhe betejat pas saj. Ai i përkiste sahabëve fisnikë dhe të nderuar. Ai ishte i kapur për sunnetin, ikte nga risitë në fe dhe ishte ai që i dha këtij umeti këshilla të mira. Ai vdiq në vitin 74 hixhri.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Profeti ﷺ hyri në betejë kundër armiqve të Allahut, kundër idhujtarëve në ditën e Uhudit dhe idhujtarët u mposhtën në fillim të betejës. Pastaj, për shkak se një pjesë e ushtrisë veproi kundër urdhërit të profetit dhe për shkak të Urtësisë së Allahut që Ai dëshiroi që të ndodhte, fati u kthye kundër muslimanëve saqë disa prej sahabëve ranë shehid dhe profeti ﷺ u plagos.

Pastaj profeti ﷺ tha – ndërsa njëkohësisht mendonte se ishte e pamundur dhe pothuajse e menjanuar që këta idhujtarët të arrinin sukses dhe të bëhen muslimanë, pasi që ata kishin arritur kulminacionin e mendjelehtësisë dhe kokëfortësië, ai tha:

Si është e mundur të shpëtoj një popull që e dëmtojnë profetin e tyre?”

Pastaj ai bëri dua kundër një grupi prej udhëheqësve të tyre, kështu që çfarë ndodhi?

Allahu që është i Gjithëdituri, që është i informuar për gjithçka, Ai që posedon çdo gjë dhe i Cili zotëron krijimin dhe veprimin, dhe që gjykon në këtë jetë të kësaj bote dhe të ardhshmen, i zbriti profetit të tij më fisnik këtë ajet:

Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’u pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.” [3: 128]

Kështu pra: Mua më përket aftësia absolute dhe sundimi. Udhëzimi dhe devijimi është në dorën Time. Askush nuk mund ta ndalojë atë që kam dhënë dhe askush nuk mund të japë atë që kam ndaluar.

Pastaj dëshiroi Allahu që ata të udhëhzoheshin [banorët e Mekës], kështu që Ai i udhëzoi ata në Islam dhe ata u bënë disa nga ushtarët e Tij më të zgjedhur dhe më të sinqertë ndaj Tij. Allahu çliroi botën nëpërmjet tyre dhe Allahu udhëzoi shumë njerëz nëpërmjet tyre.

Pra, a është i mençur kushdo që mendon se profeti ose që dikush tjetër e di të fshehurën, ose ka pjesë në univers?

Dhe a është i mençur ai që i drejtohet të tjerëve pos Allahut në kohët e vështirësisë dhe pret ndihmë nga ai, dhe pret që ai ti’a largojë vuajtjet?

S’ka dyshim se ky person nuk është i verbër, por zemra e tij që është në gjoksin e tij është e verbër.

Mësimet që nxirren nga ky hadith:

1. Se profetët sëmureshin dhe sprovoheshin. Kjo është kështu që ta dijmë se ata janë njerëz që goditen nga sprovat e kësaj jete dhe se trupat e tyre goditen nga ajo që goditen njerëzit e tjerë. Në mënyrë që të jemi të bindur se ata janë të krijuar dhe se kanë një Zot mbi vete. Që njeriu të mos sprovohet nga mrekullitë që u shfaqeshin atyre dhe që shejtani të mos i mashtroj njerëzit rreth tyre ashtu siç i mashtroi të nasarat dhe të tjerët.

2. Kjo tregon se është ligjëruar për të bërë kunut në kohë të vështira.

3. Kjo tregon se është e lejuar për tu lutur kundër idhujtarëve duke cekur emrat e tyre gjatë namazit dhe se kjo nuk ndikon në saktësinë e namazit.

4. Kjo përmban faktin se përcaktimi dhe sundimi i takon plotësisht Allahut sepse profeti ﷺ u lut kundër idhujtarëve dhe sahabët më fisnik thanë ”amin” por Allahu nuk iu përgjigj lutjes së tyre kundër idhujtarëve. Pastaj Allahu i udhëzoi ata [idhujtarët nga Meka] në Islam.

Shpërndaje: