“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

7.Besimi i vërtetë

Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit” 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Besimi i vërtetë”

Nga Enesi (radijAllahu anhu) se profeti ﷺ ka thënë:

”Asnjë nga ju nuk beson përderisa nuk më do mua më shumë se fëmijët e tij, prindërit e tij dhe tërë njerëzimin.”

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Transmetuesi i hadithit:

Biografia e tij është cekur në hadithin e shtatë.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Një person nuk është besimtar i vërtetë përderisa ai nuk e do profetin ﷺ më shumë sesa ata për të cilët është i lidhur me anë të lidhjeve familjare apo miqësisë dhe lidhjeve të interesit.

Pra, nëse dashuria e tij për profetin ﷺ e tejkalon dashurinë e tij për atë që e ka lindur dhe rritur si nëna e tij dhe i ati, dhe gjyshërit, dhe tejkalon dashurinë e tij për të afërmit e tij nga gjaku, për bashkëshorten dhe familjen, dhe të gjithë ata me të cilët ai ka lidhje sociale, politike, tregtie apo tjera interesa. Nëse ai është në këtë gjendje atëherë ai është besimtar i vërtetë.

Dhe shenjë e kësaj është: që t’i jepet përparësi bindjes ndaj Allahut dhe profetit para çdo bindjeje ndaj çdokujt tjetër.

Dhe i jep përparësi asaj që Allahu dhe i dërguari i Tij ndaj asaj që e duan njerëzit e afërm apo të largët qoftë edhe nëse i hidhëron të gjithë njerëzit.

Dhe ai nuk do të ndjejë ëmbëlsinë e imanit përderisa ai nuk i posedon tri tipare dalluese siç ceken në hadithin e transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi:

”Kushdo që ka tre cilësi do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit: që ai ta dojë Allahun dhe të dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër, që ai ta dojë një person vetëm për hir të Allahut, dhe që të urrej të kthehet në mosbesim ashtu sikurse urren të hidhet në zjarr.”

Pra, në qoftë se vërtet ai posedon këto tri tipare, ai me ndihmën e tyre do të ndjej ëmbëlsinë e imanit dhe ai nuk do të ketë frikë nga ata që e kritikojnë dhe nuk e duan atë dhe ai nuk do të kursej që të shpenzojë veten e tij apo pasurinë e tij për hirë të Allahut.

Autor i ”El-Kaul es-sedid” ka thënë (në fq. 112): ”Dije se dashuria është tre llojesh:

E para: Dashuria ndaj Allahut që është baza e imanit dhe teuhidit.

E dyta: Të duash për hir të Allahut, e cila është t’i duash profetët e Allahut dhe të dërguarit dhe pasuesit e tyre. Dhe të duash atë që Allahu e do siç janë veprat e mira, kohët (e veçanta që i do Allahu), vendet dhe të tjera. Dhe kjo vjen nga dashuria ndaj Allahut dhe e plotëson atë.

E treta: Të duhet diçka tjetër së bashku me Allahun. Kjo është dashuria e idhujtarëve për hyjnitë e tyre dhe të ngjashme si pemët, gurët, njerëzit, pronat dhe të tjera. Dhe kjo është baza e shirkut.”

Mësimet që nxirren nga ky hadith:

  1. Besimtari me iman të vërtetë është ai i cili e vë dashurinë për profetin para dashurisë së njerëzve.
  2. Profeti ﷺ e përmendi veçanërisht nënën dhe të atin në këtë hadith, sepse marrëdhënia e një personi dhe lidhja me ta është më e fortë se sa dashuria ndaj të tjerëve dhe gjërave tjera.
  3. Në këtë hadith profeti ﷺ nxitë që të pasohet shembulli i tij së pari, para njerëzve të tjerë. Dhe kjo është e detyrueshme për të gjithë besimtarët.

Shpërndaje: