Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

24.Hyrja në ihram në ditën Taruijeh

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 27-28

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

58 – Në Ditën Taruijeh, me 8 Dhul-Hixheh, haxhiu hynë në ihram. Këtu veprohet e njëjta gjë si në lidhje me hyrjen në ihram para umrës; ai duhet të lahet, të parfumohset, të vesh izarin dhe pjesën e sipërme (ridanë) dhe të lexojë telbijen deri në ditën kur gjuan gurët.

59 – Ai hyn në ihram nga vendi i tij ku është. Madje edhe banorët e Mekës hyjnë në ihram nga Meka.

60 – Pastaj ai niset për në Mina dhe e falë drekën aty. Atje ai gjithashtu duhet të kalojë natën në mënyrë që pesë namazet të falen aty. Namazet duhet të shkurtohen dhe jo të bashkohen.

Shpërndaje: