Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

66.Ibn Xhibrini duhej të argumentonte gabimet e Medkhalis

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 95

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E pesta – Shejkhu tha:

“Kam lexuar atë çka shejkh Rabi el-Medkhali ka shkruar lidhur me refuzimin ndaj Sejid Kutubit dhe kam parë se titujt e tij nuk janë në përputhje me realitetin. Pastaj ai u refuzua nga shejkh Bekr Ebu Zejdi (Allahu e ruajt).”

Sa i përket argumentit të tij me pak faqet e Bekr Ebu Zejdit kundër shejkh Rabis, të cilat hizbitë dhe harakijjunët i përhapën në të djathtë dhe të majtë.

Unë them:

Nëse është kështu se titujt nuk janë të saktë atëherë është e lehtë të korrigjohen ato. Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali është duke e pritur atë që ka ndonjë vërejtje mbi titujt dhe sugjerimet për ndryshimet e mundshme në mënyrë që titujt të mbështesin të vërtetën dhe të zhdukin gënjeshtrën.

Pasi është kështu do të ishte mirë që shejkhu pasi të jetë deklaruar gjithashtu të tregoj se ku qëndrojnë gabimet në titujt dhe përmbajtjen e tyre dhe pastaj t’ia dërgojë ato shejkh Rabis për korrigjim. Vetëm të deklaruarit në këtë mënyrë të përgjithshme është e papranueshme nga një person si shejkh Abdullahi – Allahu na faltë ne dhe atë.

Shpërndaje: