Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 50-51
Përktheu: Valdet Gashi
Nuk janë vetëm këta tre që kanë mendime të prishura; gjithashtu një numër i madh i liderëve, udhëheqësve dhe shkrimtarëve në botën Islame dhe jashtë saj e kanë këtë. Emrat e tyre janë të njohur dhe të shkruar në shumë libra të shtypura.
Qëllimi im në përmendjen e kësaj ideologjie të verbër dhe të shkatërruar, të neveritshëm dhe të kuptuarit e refuzuar prej këtyre tre individëve dhe kolegëve të tyre aktivist është që lexuesi të kuptojë se sa i rrezikshëm është terrorizmi ideologjik për mendjet dhe zemrat e njerëzve. Sa shumë të rinj kanë hyrë në rrjetet, besatimet e el-Ikhuan el-Musliminëve dhe mashtrimeve të aktivistëve!
Të rinjtë kanë marrë idenë se këta njerëz i kuptojnë çështjet bashkëkohore dhe e ruajnë sheriatin Islam ndërsa dijetarët Selefi nuk bëjnë asnjë të mirë për njerëzit. Rrjetet e fshehta dhe rekrutimet sekrete përbëhen nga nivele dhe faza. Mund të ndodh që disa individë të arrijnë një nivel ku ata e kuptojnë se si sistemi i tyre inkurajon mashtrimet dhe komplotet kundër njerëzve, gjëra që nuk duhet të trajtohen në këtë mënyrë; qoftë ndaj pushtetarëve1 apo ndaj dijetarëve. Nuk ka asgjë në Islam që lejon që ata të trajtohen në këtë mënyrë. Kjo do të vë në konfuzion aktivistin e mashtruar dhe e fut atë në një situatë të turpshme sepse në qoftë se ai flet për metodologjinë e tij të prishur, ai flet për një gjë të madhe, kurse nëse ai hesht, ai hesht për një gjë të madhe. Ai është i detyruar të refuzojë rrjetin e tyre dhe të refuzojë që t’i bindet udhëheqësve dhe instruktorëve të tij, dhe në vend të kësaj t’i kthehet të vërtetës që është më e madhe se çdo gjë tjetër, le të mbështetet në Allahun dhe të mos i frikësohet terrorizmit të udhëheqësit të asaj organizate. Në të kundërtën, ai duhet të përsëris dhe besoj se:
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i jep risk prej nga nuk e pret.” 2
1 Nëse pushtetarët janë muslimanë, komplotet kundër tyre janë një formë e rebelimit. Ky është një krim i dënueshëm. Dhe në qoftë se ata nuk janë muslimanë, kështu që është e detyrueshme për t’i thirrur ata në dispozitat Islame.
2 65:2-3.