Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imam Ibn Baz në lidhje me librin e Imam Albanit ”Sifatu Salat-in-Nebi”

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz 

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10506

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka mendoni për librin e shejkh Muhamed Nasir-ud-Din El-Albanit ”Sifatu Salat-in-Nebi ﷺ”?

Përgjigje: Libri është i mirë dhe i dobishëm. Shejkh Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani është një njeri shumë i ditur, një alameh. Ai është i shkëlqyer. Ai është shumë aktiv kur është fjala për ringjalljen e sunnetit dhe sqarimin e hadithit të vërtet nga ai i dobët. Ai duhet të lavdërohet për përpjekjet e tij – Allahu e shpërbleftë atë shumë dhe ia dyfishoftë shpërblimin e tij.

Çdo njeri bënë gabime. Asnjë dijetar nuk është i pagabueshëm. Mund të ndodhë që ai të bëj ndonjë gabim apo të ketë ndonjë gabim në librat e tij. Ky është rasti edhe me dijetarët që janë më të mëdhenj në dije sesa ai. Pra siç thashë ai mund të gabojë. Një gabim i tillë në ”Sifatu Salat-in-Nebi” është se ai thotë se falësi gjatë namazit duhet të ketë duart e tij të lëshuara pas rukusë. Kjo është gabim. E sakta është se ai duhet t’i vendos ato në gjoksin e tij ashtu siç i kishte ato para rukusë. Kjo është e vërtetuar nga hadithet e vërteta të profetit ﷺ që vuri dorën e djathtë mbi dorën e majtë kur ai qëndronte duke u falur. Kjo përfshin të dy gjendjet para dhe pas rukusë. Gjithashtu ka treguar Sehl bin Sad -radijAllahu anhu- nga profeti ﷺ:

”Ne kemi urdhëruar që njeriu të vendos dorën e tij të djathtë mbi parakrahun e tij të majtë në namaz.”

Është e ditur se namazfalësi vendos duart mbi gjunjë në ruku, kur është në sexhde i vendos ato në tokë dhe mbi kofshë apo mbi gjunjë gjatë uljes. E vetmja gjë që mbetet është pozicioni në këmbë, gjatë qëndrimit në këmbë vendoset dora e djathtë mbi dorën e majtë, mbi kyçin e dorës apo mbi parakrah. Kjo është ajo për të cilën autori – Allahu i dhëntë sukses – mund të kritikohet.

Pra siç thashë të gjithë mund të bëjnë disa rrëshqitje. Ky burrë duhet të lavdërohet për punimet e tij të mira dhe përpjekjet e tij të mëdha dhe kujdesin e tij për sunnetin. Allahu e shpërbleftë atë shumë dhe e shtoftë mirësinë tonë, tuajën dhe të tij dhe udhëzimin.

Shpërndaje: