Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: “Feuaid minet-Tefsir”, fq 264
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thotë Allahu (‘Azze ue Xhel):
إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ
“Mesihu – Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai.” 1
Isai (alejhis-selam) është “Fjala e Allahut” sepse Allahu tha “Bëhu” dhe ai u bë. Prandaj, Isai (alejhis-selam) u bë përmes kësaj fjale. Ai quhet “Fjala e Allahut”, sepse ai u krijua me anë të kësaj fjale.
Gjithashtu, ai quhet “Shpirt nga Allahu” sepse Allahu krijoi këtë shpirt në Merjemen dhe kështu ai u bë prej saj. Pra, është Allahu (Subhanehu ue Te’ala) që e krijoi Isanë (alejhis-selam).
“Shpirt nga Allahu” quhet edhe si shenjë nderimi për të. Me fjalë të tjera, ai është një shpirt në mesin e shpirtrave që Allahu i ka krijuar dhe i ka formuar. Allahu e ka atribuar shpirtin e Isait me Veten e tij në emër të lavdisë dhe nderimit për të. Edhe Qabeja dhe deveja janë të krijuar. Kur ato lidhen me Allahun, duke u quajtur: “Shtëpia e Allahut” dhe “Deveja e Allahut”, kjo bëhet në shenjë nderimi për to. E njëjta gjë është thënë në lidhje me pjesën e pestë të plaçkës së luftës e cila quhet “Prona e Allahut”. Në mënyrë të ngjashme, thuhet i “Dërguari i Allahut”. Pra kjo bëhet për shkak të nderimit dhe respektit; (dhe se, çdo gjë bëhet me lejen e Tij, andaj themi të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai kthehemi (v.p.)).
1 An-Nisa 4:171