Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)
Burimi: el-Ibaneh, fq. 448-451
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dëshmi të tjera për këtë janë fjalët e Allahut (Azze ue Xhel):
وَجَاء رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا
“Dhe vjen Zoti yt me engjëjt radhë radhë …” 1
هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن يَأْتِيَهُمُ اللّهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ الْغَمَامِ وَالْمَلآئِكَةُ
“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve me engjëjt?” 2
ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّى فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَى
“…pastaj ai iu afrua afër-afër dhe ishte në largësi sa dy harqe ose edhe më afër.” 3
Allahu ( Azze ue Xhel) i tha Isa bin Merjemes (alejhis-selam):
إِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَىٰ إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ
”O Isa! Unë do të marr ty, do të ngre lartë pranë Meje.” 4
وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينًا بَل رَّفَعَهُ اللّهُ إِلَيْهِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
”Po ata as nuk e mbytën as nuk e kryqëzuan, por atyre u përngjau. Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” 5
Umeti janë të bashkuar se Allahu (Azze ue Xhel) e ngriti Isain në qiell.
Të gjithë muslimanët i ngritin duart drejt qiellit kur u ndodh diçka dhe luten:
“O Ti që qëndron mbi arsh!”
Dhe kur ata betohen ata thonë:
“Betohem në Atë që është mbi shtatë qiej.”
1 89:22.
2 2:210.
3 53:8-9.
4 3:55.
5 4:158.