Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

77.Karakteri i lartë i nxënësit të dijes dhe refuzimet e dijetarëve

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 110

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ky lloj i luftës kërkon pa dyshim durim, qëllim të pastër dhe dije të praktikuar që ai të japë fryt. Ai gjithashtu ka nevojë për devotshmëri në kërkim të dijes dhe një jetë të tërë të përkushtuar të mësuarit dhe mësimdhënies. Gjithashtu ai duhet të jetë mirënjohës ndaj begative të Allahut, të jetë zahid (i pa dhënë pas materializmit), bujar dhe me edukatë sheriatike, falës dhe modest. Thirrësi duhet gjithashtu të jetë i mirë, i butë, i qetë dhe tolerant, dhe të shmangë ato gjëra që i kundërshtojnë këto cilësi.

Me këtë që thashë askujt nuk i lejohet të mendojë keq për dijetarët Selefi që refuzojnë bidatçitë kundërshtues vetëm për shkak se ka simpati për ta ose se i dorëzohet ndonjë prej udhëheqësve të pasuesve të bidatit. Ky është mendimi që Allahu e ka ndaluar. Prandaj, kini kujdes të ngjasoni me ata që përmenden nga Allahu kur Ai tha:

بَلْ ظَنَنتُمْ أَن لَّن يَنقَلِبَ الرَّسُولُ وَالْمُؤْمِنُونَ إِلَى أَهْلِيهِمْ أَبَدًا وَزُيِّنَ ذَلِكَ فِي قُلُوبِكُمْ وَظَنَنتُمْ ظَنَّ السَّوْءِ وَكُنتُمْ قَوْمًا بُورًا

“Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen te familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat tuaja u duket e mirë dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.”1

Allahu na ruajt ne dhe të gjithë muslimanët kundër mendimeve të këqija për besimtarët dhe na ruajt  kundër shejtanëve pëshpëritës. Allahu është Mbrojtës i të devotshmëve dhe Ai do të lartësojë të vërtetën dhe fenë. Hamdi dhe lavdërimi i përket Allahut, Zotit të krijimeve. Selamet dhe salavatet e Allahu qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, të afërmit e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që veprojnë në përputhje me ta deri në ditën e gykimit.


1 48:12

Shpërndaje: