Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

37.Kështu tërhiqen të rinjtë në terrorizëm

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 51

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sot terrorizmi ideologjik me grupe dhe individ drejton ideologjinë e tij kah rinia muslimane, arabe dhe joarabe me nivel të ngjashëm, për t’i bindur ata që t’i bashkohen atyre në çdo mënyrë. Ata i bindin ata se aktivizmi revolucionar dhe shkrimet e padrejta të tyre e mbështesin Islamin dhe se janë ata që seriozisht luftojnë për kalifatin e drejtë që do të sundojë mbi të gjithë botën. Shpeshherë i mbyllin sytë ndaj asaj që është në Kuran dhe sunnet. Ndoshta ata janë edhe të paditur për shkak se ata pasojnë epshin dhe i shmangen rrugës së shëndoshë dhe të drejtë, gjë që është një dënim nga Allahu, më  i Larti.

Shpërndaje: