Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 52
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ky pretendim i rrejshëm për shkak të asaj që kam përmendur më parë në lidhje me këto sekte dhe grupe. Ata nuk i kanë peshuar metodologjitë dhe aktivitetet e tyre me peshojën e librit fisnik. Ata nuk e kanë kuptuar drejtësinë me të cilën duhet thirrur në librin Islam të cilën dijetarët e udhëzuar e kanë trashëguar nga të dërguarit dhe profetët (salAllahu alejhim ue selem). Prandaj këto sekte dhe grupe nuk i bëjnë dobi umetit. Ata madje e dëmtojnë atë. Për këtë mund të dëshmojnë të urtit dhe të diturit.
Pavarësisht nga kjo, ideologjitë dhe metodologjitë e tyre kanë një ndikim të madh tek shumë të rinj sepse ata bëjnë një propagandë të madhe nëpërmjet librave, fletushkave, leksioneve dhe seminareve. Ata luajnë me emocionet e njerëzve. Këta njerëz do të ecin drejt në errësirë për t’iu përgjigjur thirrjes së udhëheqësit dhe instruktorëve të tyre. Për ta nuk kanë rëndësi vrasjet, fyerjet dhe kaosi që shpërthen në tokë. Pos kësaj ata mendojnë se janë duke vepruar mirë. Kjo vetëm dëshmon se ky veprim është terrorizëm material dhe ideologjik.