“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Këta janë dijetarët tanë, e ku janë dijetarët tuaj?! 2

Imam Shemsud-Din bin Abdil-Hadi el-Makdisi 

Burimi: El-Istiua alel-Arsh, fq. 57-66

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

1) Seid bin Amir edh-Dhab’i (Allahu e mëshiroftë!)- Imami i Basras- ka thënë: “Xhehmitë kanë mendim më të keq sesa çifutët dhe të krishterët. Të gjitha fetë- duke përfshirë edhe myslimanët- janë të bashkuar se Allahu është mbi Fronin e Tij. Ndërsa Xhehmitë thonë se nuk është askush mbi Fron.”

2) Abbad bin el-Auam (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Unë fola me Bishr el-Merisin dhe pasuesit e tij dhe erdha në përfundim se ata thonë se askush nuk është mbi qiell. Unë besoj se as nuk duhet martuar me ta, e as nuk duhet trashëguar ata (domethënë se ata janë kufarë).”

3) El-Esme’i (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Kur në prezencë të gruas së Xhehm bin Safuanit është thënë se Allahu është mbi Arsh, ajo tha: “I kufizuar mbi diçka të kufizuar.” Kjo grua është jobesimtare për shkak të kësaj thënie.”

4) Muhamed bin Mus’ab (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kushdo që pohon se Ti nuk flet dhe se nuk do të shihesh në Ditën e Gjykimit, nuk të beson Ty. Unë dëshmoj se Ti je mbi Arsh, mbi shtatë qiej e jo si thonë zindikët (kufarët).”

5) Uehb bin Xherir (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Qëndroni larg Xhehmive! Ata debatuan me mua se nuk ka Zot përmbi qiell. Kjo nuk është asgjë më pak se një shpallje nga Iblisi. Kjo nuk është asgjë tjetër përveçse mosbesim (kufr).”

6) Salih bin edh-Dhuhrajs (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Një burrë ishte burgosur për shkak se kishte besimin e Xhehmive. Pas një kohe ai ishte penduar. Ata e çuan atë tek Hisham bin Ubejdilah (Allahu e mëshiroftë!) për ta vënë në provë. Ai i tha: “A dëshmon se Allahu është mbi Fronin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij?” Ai tha: “Unë nuk e di se kush është i ndarë nga krijimi i Tij.” Atëherë Hishami tha: “Dërgojeni përsëri në burg! Ai nuk është penduar.” Hisham bin Ubejdilah ishte një nga dijetarët të cilët pasuan shkollën e Ebu Hanifes.

7) Ebu el-Ma’mer Kati’i (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Mendimi i Xhehmive përfundon duke thënë se nuk ka zot përmbi qiell.”

8) Bishr el-Hafi (Allahu e mëshiroftë!) tha: “Ne besojmë se Allahu është ngritur mbi Fronin e Tij ashtu si ka dëshiruar Ai dhe se Ai di çdo gjë.”

9) Jusuf bin Musa (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “I është thënë Ebu Abdilah Ahmed bin Hanbelit se a është Allahu mbi shtatë qiej, mbi Fronin dhe i ndarë nga krijesat e Tij, ndërsa fuqia dhe dituria e Tij janë kudo, e ai tha: “Po.”

10) Abdul-Vehab bin Abdil-Hakem (Allahu e mëshiroftë!)- mësuesi i Ebu Davudit (Allahu e mëshiroftë!)- ka thënë: “Ai që thotë se Allahu është këtu, është një Xhehmi i neveritshëm. Vërtetë Allahu është mbi Arsh dhe dija e Tij përfshin çdo gjë në këtë jetë dhe në jetën e amshueshme.”

Shpërndaje: