Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Kidnapimet, vrasjet dhe shpërthimet janë vetëm një shembull i terrorizmit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 11

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pa dyshim që terrorizmi është bërë një element dhe çështje kryesore që ka preokupuar opinionin ndërkombëtar dhe të gjitha shoqëritë pavarësisht feve, orientimit dhe sistemit. Ashtu si të gjitha vendet e tjera, duke përfshirë edhe ato Islame kanë përjetuar terrorizëm dhe variacionet e tij.

Çka do të thotë terrorizëm? Cilët janë faktorët që e nxisin atë? Sa dëme të mëdha rezultojnë këto krime të terroristëve?

Terrorizmi ndodh në mënyra të ndryshme por emëruesi i përbashkët është që të trembë dhe frikësojë njerëzit e pafajshëm. Pas kësaj terrorizmi ka kaluar trembjën dhe frikën dhe filloi derdhjen e gjakut të pafajshëm, shkatërrimin e pronave të shenjta, shkeljen e nderit dhe të përçajë xhematin. Si rezultat i kësaj mirëqenia zëvendësohet nga trazira dhe fatkeqësitë. Shkatërrimi fillon të mbizotërojë në tokë, kundërmimi i tij rrethon njerëzit dhe fantazma e tij e frikshme zë pozitën e tij. Me këtë dua të them:

1 – Rrëmbimet njerëzore në mjete të transportit ose të këmbësorëve në rrugë, vrasjet e liderëve dhe shpërthimet kundër objekteve ndërkombëtare dhe kombëtare për të shkatërruar jetesën e tyre janë vetëm një shembull i terrorizmit kundërmues dhe shkatërrues.

Shpërndaje: