Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Konsensusi i sahabëve në lidhje me qëndrimin lart të Allahut

Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)

Burimi: el-Intikad er-Raxhih fi Sherh-il-I’tikad es-Sahih, fq. 107

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Prej haditheve që pohojnë qëndrimin lart të Allahut, dëgjon janë fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) kur ia tha Husejn bin Imranit (radijAllahu anhu):

“Sa zota i adhuron ti?” Ai u përgjigj: “Shtatë, gjashtë në tokë dhe një mbi qiell.” Pastaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha: “Kujt i drejtohesh në rast shprese dhe frike?” Husejni u përgjigj: “Atij që është mbi qiell.” Pastaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha: “Braktisi ata gjashtë dhe në vend të tyre adhuroje vetëm Atë i Cili është përmbi qiell, dhe unë do ti mësoj ty dy lutje.” Atëherë ai u bë musliman, dhe profeti (salAllahu alejhi ue selem) i mësoi atij të thotë: “O Allah, më udhëzo mua në udhëzimin e saktë dhe më mbrojë nga e keqja e shpirtit tim.”

Transmetuar nga Ibn Khuzejmeh.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha robëreshës:

“Ku është Allahu?” Ajo u përgjigj: “Mbi qiell.” Pastaj ai tha: “Liroje atë, sepse në të vërtetë ajo është besimtare.”

Transmetuar nga Muslimi. Ky hadith është transmetuar nga shumë shtigje që forcojnë njëri-tjetrin.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i pyeti sahabët:

“A e kam kumtuar shpalljen?” Ata thanë: “Po.” Pastaj ai ngriti gishtin kah qielli, dhe e zbriti atë, dhe tha: “O Allah! Dëshmo!”

Transmetuar nga Muslimi.

Ai e bëri këtë para 124,000 sahabëve që edhe e panë atë dhe e dëgjuan atë. Kjo ndodhi kah fundi i jetës së tij (salAllahu alejhi ue selem) në haxhin lamtumirës. Ai e përsëriti këtë tij tri herë. Ky ishte një konsensus nga ana e sahabëve për qëndrimi lart të Allahut (Te ala) dhe se Ai është lart. Ata besonin në përputhje me veprimin dhe dhe fjalën e profetit  (salAllahu alejhi ue selem). Prandaj ata thanë të njëjtën gjë pas profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe kumtuan tekstet fjalë për fjalë pa i imagjinuar ato.

Shpërndaje: