“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Krijimi i Allahut për çdo gjë është nga të dy llojet

Imam Muhammed Xhemaludin el-Kasim 

Burimi: Mahasin-ut-Ta’ul (9/45)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
 
وَمِن كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
 
“Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë, në mënyrë që ju të përkujtoni!” 51:49
 
Kjo do të thotë se nga çdo gjë, Ne kemi krijuar gjininë mashkullore dhe femërore, ose dy lloje njëra përballë tjetrës.
 
Ibn Kethiri ka thënë: “Të gjitha krijimet e Allahut janë çift: qielli dhe toka, dita dhe nata, dielli dhe hëna, dheu dhe deti/uji, drita dhe errësira, besimi dhe mosbesimi, vdekja dhe jeta, vuajtja dhe lumturia, Xheneti dhe Xhehenemi, madje edhe kafshët dhe bimët.”
 
Kjo është marrë nga komentimi i Ibn Xheririt, në të cilin ai mbështetet në shpjegimin e Muxhahidit.
 
Ibn Xheriri ka thënë: “Shpjegimi i Muxhahidit është më i mirë, domethënë se Allahu ka krijuar një të kundërt në të gjitha gjërat.
 
Gjithçka ka një partner. Prandaj, është thënë: “…Ne kemi krijuar…” Allahu vë në dukje me Fjalët e Tij “…Ne kemi krijuar…”, ngase Ai është në gjendje të krijojë gjithçka, Ai nuk është sikurse krijesat që munden të bëjë një gjë pa të kundërtën e saj.
 
Çdo gjë që mund të bëjë diçka të një lloji – një funksionale – dhe jo të kundërtën e saj, siç është ndezja e zjarrit, i cili shërben për të ngrohur dhe jo për të ftohur, apo siç është akulli i cili shërben për të ftohur dhe jo për të ngrohur, kjo vepër nuk mund të quhet e përsosur.
 
Mirëpo, përsosmëria e veprave i takon Atij që është në gjendje të krijojë gjithçka që Ai dëshiron, qoftë kjo e kundërt apo dhe e ngjashme në vetvete.”
 
“…në mënyrë që ju të përkujtoni!” – Ibn Xherir ka thënë: “Do të thotë që ju të përkujtoni dhe të merrni mësim nga kjo dhe ta dini, ju idhujtarë, se Zoti juaj që ju ka urdhëruar ta adhuroni Atë, është në gjendje që të krijojë gjithçka, e edhe të kundërtën e saj dhe partnerët e saj nga të gjitha krijesat dhe askush tjetër nuk mund ta bëj këtë.”

Shpërndaje: