“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ku është Allahu? – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Fetauah Nurun ‘alad-Derb”, Vol 1

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Kur disa pyeten se ku është Allahu, ata përgjigjen se Ai është kudo. Cila është përgjigjja e saktë për këtë pyetje me dëshmi nga Sheriati?”

Përgjigje: “Është e detyrueshme për këdo që pyetet se ku është Allahu, që t’i japë të njëjtën përgjigje si robëresha që i dha të Dërguarit të Allahut صلى الله عليه وسلم kur ai ia bëri këtë pyetje. Kur një njeri dëshiroi ta lironte robëreshën e tij, e çoi atë tek i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم. Profeti صلى الله عليه وسلم e pyeti atë: “Ku është Allahu?” Atëherë ajo u përgjigj: “Mbi qiell.” Ai tha: “Kush jam unë?” Ajo u përgjigj: “Ti je i Dërguari i Allahut.” Në atë rast, i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم i tha atij: “Liroje atë se vërtetë ajo është besimtare.” (Muslimi, Ebu Davudi, Ahmedi)

Kjo është përgjigja e detyrueshme që duhet ta ketë në mendje çdo besimtar. Atij që i thuhet: ‘Ku është Allahu?’ duhet të përgjigjet: ‘Në qiell’ apo ‘mbi Arsh’, ashtu siç ka thënë Allahu جل و علا:

أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ {16} أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ

“A jeni të sigurt nga Ai që është në qiell që nuk do ta bëjë Tokën t’iu kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas? A jeni të sigurt nga Ai që është në qiell që nuk do t’iu çojë furtunë gurësh? Atëherë do ta dini sa i frikshëm është paralajmërimi Im!” (67:16-17)

Kjo do të thotë se Allahu është në lartësi mbi Fronin e Tij, Allahu جل و علا thotë:

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ

“Tek Ai ngjitën fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” (35:10)

Allahu تعالى në një ajet tjetër thotë:

تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ

“Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.” 70:4

Dhe Allahu جل و علا ka thënë:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

“I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” (20:5)

Dhe Ai سبحانه ka thënë:

إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Vërtet, Zoti juaj është Allahu që krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi arsh.” (7:54)

Kjo do të thotë se u ngritë mbi të. Në shtatë vende në Kur’an, Allahu përmendi se Ai u ngritë mbi Fron (Arsh), dhe Ehlu Sunneh uel-Xhema’ah, Sahabët dhe tabiinët të gjithë besojnë në këtë, konfirmojnë se Allahu është mbi Fronin e Tij, mbi të gjitha krijesat dhe se Ai u ngrit mbi Fronin, mbi krijimtarinë e Tij; Ai u ngrit mbi Fronin ashtu siç i takon Madhërisë dhe Madhështisë së Tij. Ata gjithashtu besojnë se Cilësitë e Allahut nuk janë të njëjta si cilësitë e krijesave të Tij.

Pra, ai që pyetet: ‘Ku është Allahu?’, duhet të përgjigjet: ‘Mbi qiell, mbi Fron’. Kështu është përgjigja e pasuesve të Sunnetit e cila është konfirmuar në Kur’anin Fisnik dhe Sunnetin e pastër. Kushdo që thotë se Allahu është kudo, e ka mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe konsiderohet të jetë jobesimtar.”

Shpërndaje: