“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kuptimi i dorës së Allahut nuk është furizimi!

Imam Uthman bin Said ed-Darimi (v. 280) 

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 71-82

Përltheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ

(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?” 1

بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ

”Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.”2

يَدُ اللَّهِ فَوْقَ أَيْدِيهِمْ

”Dora e Allahut është mbi duart e tyre.” 3

بِيَدِكَ الْخَيْرُ

”Çdo e mirë është në dorën Tënde.” 4

إِنَّ الْفَضْلَ بِيَدِ اللّهِ

””E tërë mirësia është në dorë të Allahut.” 5

تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

”I Lartësuar me Madhështi qoftë Ai, në dorë të të Cilit është mbisundimi dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.” 6

A është e lejueshme që të gjitha ato që përmendëm më lartë të interpretohen si furnizim, në mënyrë që ti po thua se mirësia është në furnizimin e Tij, dhurimet e mëshirushme të Tij janë në furnizimin e Tij, dhe sundimi i Tij është në furnizimin e Tij?

Profeti ﷺ ka thënë:

”Në Ditën e Gjykimit ata të drejtit do të jetë në karrige të ndritshme në të djathtë të dorës së Mëshirshmit azze ue xhel dhe të dyja duart e Tij janë të djathta.” 7

Sipas teje, el-Marisi, a do të thotë se ata do të jenë në karrige të dritës në të djathtën e furnizimit të Mëshirshmit dhe të dy furnizimet e Tij janë të djathta?

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”I Plotfuqishmi do ti ketë qiejt e Tij dhe tokat e Tij në duart e Tij, do ti lidhi ato, do ti shtrirjë ato dhe do të thotë: ”Unë jam Mbreti! Unë jam i Plotfuqishmi! Ku janë ata të fuqishmit? Ku janë ata arrogantët?”8

O el-Marisi! A është e lejueshme të komentohet hadithi në kuptimin që Allahu i merr qiejt e Tij dhe tokat e Tij në furnizimet e Tij që janë bujare dhe të shtrënguara?

Profeti ﷺ ka thënë:

”Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im!”9

Profeti ﷺ ka thënë:

”Musai e takoi Ademin dhe i tha: ”A je ti të cilin Allahu e ka krijuar me dy duart e Tij?”

O el-Marisi! A është e lejueshme që ta komentosh hadithin në kuptimin që Musa ﷺ i tha Ademitﷺ  që Allahu e ka krijuar atë me furnizimin e Tij të ligjshëm apo me furnizimin e Tij jo të ligjshëm?


1 38:75

2 5:64

3 48:10

4 3:26

5 3:73

6 67:1

7 Muslimi, Ahmedi, Nesai, el-Axhuri dhe el-Bejhaki.

8 Muslimi (2149).

9 Muslimi (94).

Shpërndaje: