Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijjeh (1/165)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Emri “el-Hajj” do të thotë Ai i cili jeton një jetë të përsosur që përbëhet nga karakteristikat e përsosura. Kjo jetë nuk ka fillim dhe nuk ka fund dhe kjo nuk ekspozohet ndaj ndonjë mangësie fare.
el-Hajj është një nga emrat e Allahut, por gjithashtu mund ti atribuohet dikujt tjetër pos Allahut. Allahu (te ala) ka thënë:
إِنَّ اللّهَ فَالِقُ الْحَبِّ وَالنَّوَى يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَمُخْرِجُ الْمَيِّتِ مِنَ الْحَيِّ
” Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës.” 1
Por kjo nuk është si Ai i Gjalli. Një emër i përbashkët nuk kërkon që ata të emërsuarit të jenë të krahasueshëm.