Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kuptimi i emrit el-Alijj

Shejkh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi

Burimi: https://twitter.com/AbduazizCenter/status/568096957077434368/photo/1

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

El-Alijj, I Larti, është një nga emrat e Allahut (te ala) dhe përfshinë lartësimin e Allahut e cili është një nga cilësitë e Allahut. Lartësimi e Tij (subhanah) përbëhet nga tre lloje:

1 – I Lartë me qenien e Tij. Qenia e Tij është mbi fron/arsh.

2 – I Lartë me pozitë dhe madhështinë e Tij.

3 – I Lartë me  fuqi dhe mbisundim.

Prandaj Lartësimi përbëhet prej tre llojeve, dhe të gjitha janë të konfirmuar për Allahun.

Ibn-ul-Kajjim ka thënë në ”en-Nunijjah”:

Lartësimi përbëhet nga tre lloje, të gjitha i janë konfirmuar Allahut dhe nuk duhet të mohohen

Shpërndaje: