Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh El-Aikideh El-Uasitijjeh (1/166)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
El-Kajjum është “Ai që qëndron Vetëvetiu”, e cila kërkon qe Ai të mos ketë nevojë për askënd. . Ai nuk ka nevojë as për ushqim, as për pije e as për ndonjë gjë tjetër. Asgjë tjetër nuk qëndron nga vetvetiu; çdo gjë ka nevojë për Allahun -azze ue xhel- për të ekzistuar, për t’u zhvilluar dhe për t’u furnizuar.
Prej kuptimit të emrit El-Kajjum është gjithashtu se “Ai e mbikqyrë çdo gjë”.
Allahu -te ala- thotë:
” Vallë, Ai që është mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon, a është njësoj si idhujt që s’dëgjojnë e s’shohin gjë?! E megjithatë ata i shoqërojnë Allahut zota të rremë (në adhurim)?” Er-Rad, 13:33