Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijjeh (1/160)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thuhet se “es-Samed” do të thotë i “Përsosuri në njohurinë e Tij, forcën e Tij, urtësinë e Tij, fuqinë, sundimin, dhe të gjitha cilësitë e tjera.”
Thuhet se “es-Samed” do të thotë “që nuk ka zbrazëti në brendësi dhe nuk ka zorrë apo stomak.” Prandaj, thuhet se engjëjt janë Samed pasi që ata as nuk hanë, as nuk pinë. Ky kuptim është transmetuar nga Ibn Abasi. Ky nuk kundërshton shpjegimin e parë, kjo sugjeron se Ai është i Vetë-mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për krijesat e Tij.
Thuhet gjithashtu se “es-Samed” do të thotë “Atij të Cilit krijesa i drejtohen kur kanë nevojë për Të.”
Asnjë prej këtyre pikëpamjeve nuk kundërshton njëri-tjetrin në lidhje me Allahun Azze ue Xhel. Prandaj, themi se të gjitha shpjegimet janë konfirmuar, pasi që ato nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.