Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Kaulul-Mufid (1/573)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Fraza: “La haule ue la ku’uete il-la bil-Lah” (S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut), mund të nënkuptojë dy gjëra:
E Para: Me këtë ne shprehim lëvizjen dhe forcën absolute që ka Allahu, duke ia mohuar këtë gjë çdo kujt tjetër. Megjithatë, ka lëvizje dhe fuqi përveç në Allahun, mirëpo kjo lëvizje dhe forcë e tillë është e pjesshme dhe jo e plotë. Vetëm Allahu është Ai i Cili posedon lëvizje dhe forcë absolute.
E dyta: Nuk kemi mundësi për asnjë lëvizje dhe nuk kemi forcë përveçse me lejen e Allahut. Në këtë rast arsyeja është Allahu. Ky kuptim është më i saktë dhe më i përshtatshëm në këtë kontekst. Pra ne nuk mund të kalojmë pa ndihmën e Allahut prej një gjendje në një gjendje tjetër. Në këtë fjali shprehet nënshtrimi i plotë ndaj Allahut dhe kthimi i plotë tek Ai duke mos u mbështetur njeriu aspak në atë që ai ka.