Shejkh, Dr. Muhamed bin Seid Raslan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Bindu në Allahun se vërtetë në vonesën e bekimeve ka urtësi edhe nëse disa prej tyre të mungojnë. Disa gjëra nëse do të na ishin dhënë herët, do t’i kishim humbur ato. Me të vërtetë koha është pjesë e përgjigjes por njeriu nxitohet.
Se Allahu nuk na ka dhënë ato, në këtë ka mëshirë edhe nëse nuk e kupton tani. Sa herë kemi qarë për gjëra që i deshëm me gjithë shumë, pastaj koha kaloi dhe kuptuam që e mira ishte që nuk na u dhanë. Me kalimin e kohës do të kuptosh urtësinë e Allahut për çdo gjë që të ka ndodhur, me kohën do të kuptosh se ajo që Allahu dëshiroi për ty ishte më e mirë se ajo që ti dëshiroje për veten tënde.