Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (vdiq. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (3/266)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Tebareke ue Te ala) ka thënë:
يَوْمَ نَطْوِي السَّمَاء كَطَيِّ السِّجِلِّ لِلْكُتُبِ
”(Kujto) edhe Ditën kur Ne do t’i mbështjellim qiejt si letër e shkruar…”1
Allahu (Te’ala) thotë se kjo do të ndodhë në ditën e gjykimit.
Githashtu Ai (Te’ala) ka thënë:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ
”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë. Ai është i pastër nga të metat dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë!” Zumer, 39:67
Bukhariu transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Në ditën e gjykimit Allahu do t’i palos qiejt në dorën e Tij të djathtë.”
Ibn Ebi Hatim ka transmetuar se Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:
”Allahu do të palos shtatë qiejt dhe krijesat që ato mbajnë dhe shtatë tokat dhe krijesat që ato mbajnë. Të gjitha këto Ai do t’i palos në dorën e djathtë të Tij në mënyrë sikurse të kishte një farë të sinapit në dorën e Tij.”
1 El-Enbija’ 21:104
2 Ez-Zumer 39:67