Alameh Hafidh bin Ahmed El-Hakemi (v. 1377)
Ameli Fis-Sirah En-Nebeuijjeh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 9: Kur udhëtoi ai ﷺ me xhaxhain e tij për në Levant?
Përgjigje: I dërguari ﷺ ishte dymbëdhjetë vjeç kur udhëtoi për herë të parë me xhaxhain e tij për në Levant. Gjatë këtij udhëtimi, murgu Bahira e vërejti atë ﷺ dhe dalloi shenjat që tregonin për profecinë e tij. Pas kësaj Bahira e këshilloi xhaxhain e tij që ta kthente menjëherë në shtëpi për sigurinë e tij ﷺ.