Imam Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejub Ibn Kajim el-Xheuzijeh (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 751)
Burimi: et-Tibb en-Nebeui, faqe. 7
përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lidhur me kurimin e zemrës, janë të dërguarit (salAllahu alejhim ue selem)! ata të cilët janë kuruesit e saj. Është e pamundur për ta arritur atë nëse nuk shkohet përmes tyre. Mirëqenia e zemrës është që ajo duhet ta njohë Zotin dhe Krijuesin e saj me anë të emrave dhe cilësive të Tij dhe veprimeve dhe gjykimeve dhe që ajo ti japë përparësi kënaqësisë së Tij para çdo gjëje tjetër, dhe që ato ti shmangen ndalesave të Tij dhe asaj që e zemëron Atë. Kjo është mënyra e vetme për të arritur shëndetin dhe jetën.
Kushdo që mendon se mund të arrijë zemër të shëndetshme pa i pasuar ata, ai ka gabuar. Fakti është se një jetë e tillë është një jetë shtazore dhe epsharake. Shëndeti dhe forca e shpirtit dhe jeta, shëndeti dhe forca e zemrës janë të ndara prej saj.
Ai që nuk e sheh dallimin në mes njërës dhe tjetrës, le të qajë për zemrën e tij të vdekur dhe për dritën e tij e cila është përmbytur në errësirë.