Imam Shemsudin Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: et-Tibjan fi Aksam-il-Kuran, faqe. 68
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
إِنَّهُمْ يَكِيدُونَ كَيْدًا وَأَكِيدُ كَيْدًا
“Ata vërtet bëjnë kurthe. Po edhe Unë përgatis kurthe për ta.” 1
Njerëzit të cilët e përgënjeshtrojnë Kuranin bëjnë intriga, komplote e hile për ta hedhur poshtë, por ata nuk e hedhin posht atë me argumente.
Allahu gjithashtu bën kurthe kundër tyre, sikurse që ata bëjnë kurthe kundër fesë së Tij, të dërguarit të Tij dhe kundër robërve të Tij. Allahu i qet ata në kurth duke i sjellë afër dënimit hap pas hapi pa e kuptuar ata se çfarë po ndodh dhe tu japë atyre afat dhe pastaj papritur ti befasoj me një dënim. Allahu (te ala) ka thënë:
وَأُمْلِي لَهُمْ إِنَّ كَيْدِي مَتِينٌ
“Mirëpo atyre u jap afat, se kurthi Im është i fortë.” 2
Kur një njeri dëshiron të ndërtojë një kurth ndaj një tjetri, ajo e trajton atë mirë në mënyrë që aji të ndjehet e sigurt me të. Pastaj, papritmas, aji e sulmon atë. Kështu veprojnë mbretërit. Nëse armiqtë e Allahut bëjnë kështu kundër robërve të Tij të devotshëm dhe fesë së Tij, kurthi i Tij kundër tyre është i bukur dhe jo i shëmtuar. Kështu, që Ai do t’i furnizoj ata dhe do t’i kursej ata ndërsa njëkohësisht Ai i sjell ata më afër dënimit hap pas hapi. Kur ata janë të ngazëllyer dhe të lumtur për çdo gjë që u ka dhënë Allahu, Allahu i befason ata me një dënim.
1 86:15-16
2 7:183