Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kurthi i Allahut

Imam Shems-ud-Din bin Kajim-il-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: et-Tibjan fi Aksam-il-Kuran, fq. 68

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

إِنَّهُمْ يَكِيدُونَ كَيْدًا وَأَكِيدُ كَيْدًا

”Ata thurin kurthe. Por edhe Unë iu thuri kurthe.” 1

Njerëzit të cilët e përgënjeshtrojnë të vërtetën dhe thurin kurthe dhe komplotojnë. Ata përpjekën për të mashtruar për të hedhur poshtë të vërtetën. Megjithatë, ata nuk mund ta kundërshtojnë atë me argumente.

Edhe Allahu thur kurthe ndaj tyre sikurse ata thurin kurthe kundër fesë së Tij, të dërguarve dhe robërve. Thurja e kurthev nga Allahu (Subhaneh) do të thotë që t’i sjellë jobesimtarët më afër dënimit, hap pas hapi, pa e kuptuar ata se çfarë po ndodh dhe u jep afat atyre që pastaj papritur ti befasojë ata me dënim. Allahu (Te ala) ka thënë:

وَأُمْلِي لَهُمْ إِنَّ كَيْدِي مَتِينٌ

”Dhe atyre Unë u jap afat, sepse plani Im është vendosur.” 2

Kur një njeri dëshiron të thur një kurth kundër një tjetri, ai e trajton atë mirë në mënyrë që tjetri të ndjehet i sigurt me të. Pastaj, papritmas e godet. Kështu bëjnë mbretërit. Nëse armiqtë e Allahut bëjnë kështu kundër robërve të Tij të devotshëm dhe fesë së Tij, kurtha e Tij kundër tyre është e bukur dhe jo e shëmtuar. Kështu, Ai do t’u japë atyre dhe do ti kursej, ndërsa Ai i sjell ata më afër dënimit, hap pas hapi. Kur ata janë të lumtur për gjitha të mirat që ua ka dhanë atyre, Allahu i befason ata me dënim.

____________________

1 86:15-16

2 68:45

Shpërndaje: