Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush e braktis shpjegimin e Profetit për shpjegimin e Ebu Hanifes?

Imam Uthman bin Said ed-Darimi (v. 280) 

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 36-39

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kundërshtuesi ka thënë:

”‘Umer bin Hamad bin Ebi Hanife transmetoi nga babai i tij, i cili tranmeton nga babai i tij Ebu Hanife i cili tha:

”Banorët e Xhenetit do ta shohin Allahun ashtu sikurse Ai dëshiron që ata të shohin Atë.”

Pra kjo shpjegon se është e mundur që të gjitha hadithet që kanë të bëjnë me cilësitë e Allahut të kuptohen sipas atyre që thonë se shikimet nuk e kapin Atë.”

Dmth kështu mendon el-Marisi dhe ata që janë si ai.

Është e çuditshme me këtë injorant se si i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ia shpjegoi shikimin e Allahut në mënyrë të qartë këtij, e ky pastaj thotë:

”Nëse është siç ka thënë Ebu Hanife, ne besojmë në Allahun.”

Sikur të kishe thënë se ne besojmë në fjalët dhe shpjegimin e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, do të kishte qenë më mirë se sa të thoshe se beson në shpjegimin e Ebu Hanifes. Ai vetë nuk e di nëse Ebu Hanife ka thënë kështu apo jo. A u ka lënë hapësirë profeti salAllahu alejhi ue selem Ebu Hanifes, Marisit dhe tjerëve shtrembërues të interpretojnë shtrembët shikimin në Allahun, kur shpjegimi i tij është transmetuar me zinxhirë transmetimi që janë më të saktë se sa zinxhiri i Umer bin Hamad bin Ebi Hanifes? Ismail bin Ebi Khalid raportoi nga Kais bin Ebi Hazim, nga Xherir bin Abdilah nga profeti salAllahu alejhi ue selem i cili ka thënë:

”Ju do ta shihni Zotin tuaj siç e shihni hënën; ju nuk do të përjetoni ndonjë vështirësi në këtë.” 1

Disa sahabë e kanë transmetuar këtë hadith.

Si mund të thuash se është e mundur të jetë siç ka thënë Ebu Hanife dhe e pamundur që të jetë sikurse e shpjegoi i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem? I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk tha:

”Banorët e Xhenetit do ta shohin Allahun ashtu sikurse Ai dëshiron që ata të shohin Atë.”

Pra, kjo është transmetuar nga Ebu Hanife, në qoftë se ai ka thënë kështu. Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ju do ta shihni Zotin tuaj siç e shihni hënën; ju nuk do të përjetoni ndonjë vështirësi në këtë.”

Shpjegimi është në këtë mënyrë i lidhur me hadith.Kush është ai që detyron njerëzit për të miratuar fjalët e pa qarta të Ebu Hanifes – në qoftë se ai ka thënë kështu – dhe të lënë shpjegimin e theksuar të Dërguarit të Allahu? Kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një padrejtësi e madhe dhe një çoroditje e rëndë.

________________________________________

1 Bukhari (7437).

Shpërndaje: