Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush është Allahu? – Et-Tabari

Imam Muhamed bin Xherir et-Tabari
Burimi: Xhami-ul-Bejan (15/439-446)
Dar Ibn Hazm & Dar-ul-A´lam, 1423/2002

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala ka) thënë:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, për të Cilin ka nevojë çdo krijesë. Ai as nuk ka lind askë, as nuk është i lindur. Dhe nuk ka asnjë të barabartë me Të.” 1

Është thënë se kur idhujtarët e pyetën të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në lidhje me prejardhjen e Zotit, Allahu shpalli këtë ajet përgjigje për ta.

Të tjerët kanë thënë se kjo është shpallur pasi jehudët i kishin thënë atij:

”Allahu i ka krijuar krijesat, por kush e krijoi Allahun?”

Si rezultat, Ai shpalli këto vargje përgjigje ndaj tyre.

Prej atyre që thonë se ajo është shpallur në përgjigje ndaj idhujtarëve, janë:

38303 – Ubej bin Ka’b ka thënë:

”Idhujtarët i thanë të dërguarit të Allahut: ”Na trego për prejardhjen e Zotit tënd?” Pastaj Allahu shpalli:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, për të Cilin ka nevojë çdo krijesë.”

38304 – Ikrime ka thënë:

”Idhujtarët thanë: ”Na trego në lidhje me Zotin tuaj. Na përshkruaj Zotin tënd. Çfarë është Ai? Nga çfarë është bërë Ai?” Atëherë Allahu shpalli:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, për të Cilin ka nevojë çdo krijesë.”

38305 – Ebul-Alijah ka thënë:

”Kur idhujtarët e bashkuar kundër tij thanë: Prej nga vjen Zoti yt? ”Xhibrili erdhi me këtë ajet.”

38306 – Xhabiri ka thënë:

Kur idhujtarët thanë:” Prej nga vjen Zoti yt? Allahu shpalli:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, për të Cilin ka nevojë çdo krijesë.”

Për atyre që thonë se kjo është shpallur në përgjigje ndaj jehudëve, janë:

38307 – Sa’idi ka thënë:

Erdhën një grupë jehudësh tek profeti salAllahu alejhi ue selem dhe thanë: O Muhammed! Allahu krijoi krijesat, por kush e krijoi Atë? Profeti salAllahu alejhi ue selem u zemërua aq shumë saqë ngjyra e fytyrës së tij ndryshoi. Pastaj ai i dënoi ata nga zemërimi për hirë të Allahut. Pastaj i erdhi atij Xhibrili atij dhe e qetësoi dhe i tha:

”Uli krahët tuaj, o Muhammed.” Pastaj ai i erdhi me një përgjigje nga Zoti i tij, dhe i tha: Allahu thotë:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, për të Cilin ka nevojë çdo krijesë. Ai as nuk ka lind askë, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!

Pasi që profeti salAllahu alejhi ue selem ia lexoi kapitullin atyre, ata thanë: Na përshkruaj Allahun. Si duket Ai? Si është krahu i tij? Si është parakrah tij? Pastaj profeti salAllahu alejhi ue selem u zemërua edhe më shumë se herën e parë për hirë të Allahut. Përsëri i erdhi Xhibrili dhe ia tha të njëjtën gjë atij. Pastaj ai dha përgjigjen për pyetjen e tyre:

Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet Allahun. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij.”2

38308 – Katade ka thënë:

”Një grup i jehudëve erdhën tek profeti salAllahu alejhi ue selem dhe i thanë: Prej nga e ka preardhjen Zoti yt? Pastaj u shpall:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, për të Cilin ka nevojë çdo krijesë. Ai as nuk ka lind askë, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!

Nëse çështja duket si e kemi përshkruar atë, ajeti komentohet në këtë mënyrë:

”Muhammed! Thuaju atyre që të pyesin ty për prejardhjen e Zotit tuaj dhe përshkrimin e Tij: ”Zoti, për të Cilin po më pyesni është Allahu që adhurohet nga të gjithë. Vetëm Ai ka të drejtë të adhurohet dhe askush tjetër. ”

Komentatorët e Kuranit nuk pajtohen në lidhje me kuptimin e ”Es-Samed”. Disa thanë se”Es-Samed” do të thotë ”Ai që as nuk ha e as nuk pi.”

38309 – Ibn Abbasi ka thënë:

”es-Samed është diçka që nuk ka zbrazëtirë.”

38310 – Muxhahidi ka thënë:

”es-Samed është Ai që nuk ka zbrazëtirë.”

38315 – el-Hasan ka thënë:

”es-Samed është Ai që nuk ka zbrazëtirë.”

38316 – Sa’id bin Xhubejr ka thënë:

”es-Samed është Ai që nuk ka zbrazëtirë.”

38317 – esh-Sha’bi ka thënë:

”es-Samed është Ai që nuk ka zbrazëtirë.”

38318 – edh-Dhahhak ka thënë:

”es-Samed është Ai që nuk ka zbrazëtirë.”

Të tjerë thanë se kjo do të thotë ”Ai që as nuk han e as nuk pin.” Prej tyre janë:

38326 – Ikrime ka thënë:

”es-Samed është Ai nga i Cili nuk del asgjë dhe as që nuk lind e as nuk është i lindur.

Disa thanë se kjo do të thotë”Ai që s’ka lindur kë, e as nuk është i lindur”:

38327 – Ebul-Alijah ka thënë:

”es-Samed është Ai që nuk lind ose është i lindur. Çdo gjë që lind, trashëgohet, dhe çdo gjë që ka lindur, vdes. Kështu Ai Te ala u tregoi atyre, se Ai as nuk trashëgohet e as nuk vdes. ”

38328 – Ebu Sa’id es-San’anika thënë:

”Kur idhujtarët i kërkuan të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem që ai tu tregojë atyre për prejardhjen e Zotit të tij, Allahu shpalli:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, për të Cilin ka nevojë çdo krijesë. Ai as nuk ka lind askë, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!

Çdo gjë që lind, vdes, dhe të gjithë ata që vdesin, trashëgohen. Allahu Xhela thana’uh as nuk vdes as nuk trashëgohet. Askush nuk i ngjason Atij. Askush nuk është ekuivalent me Të. Askush nuk është si Ai. ”

38329 – Muhammed bin Ka’bka thënë:

”es-Samed është Ai që nuk ka lindur dhe nuk ka qenë i lindur, dhe me të Cilin askush nuk mund të krahasohet.”

Disa kanë thënë se kjo do të thotë ”Pushteti i Zotit sundon mbi çdo gjë.” Prej tyre janë:

38330 – Shekik ka thënë:

”es-Samed është Zoti pushteti i të Cilit sundon mbi çdo gjë.”

38331 – Ebu Ua’il ka thënë:

”es-Samed është Zoti pushteti i të Cilit sundon mbi çdo gjë.”

38332 – Ibn Abbasi ka thënë:

”es-Samed është Zoti pushteti i të Cilit është i plotë.”

Po ashtu është thënë ”i Përjetshmi i cili nuk vdes.”

38333 – Katade dhe el-Hasan e kishin zakon të thonin:

”I Përjetshmi i cili mbetet pas mbarimit të krijesave.”

38333 – Katadeh ka thënë:

”I Përjetshmi”.

”Ai nuk ka lindur kë …” do të thotë se Ai është i përjetshëm, gjithçka që lind vdes.

”… dhe nuk është i lindur” do të thotë se ai nuk është bërë pasi nuk ka ekzistuar. Gjithçka e lindur ekziston pas mosekzistencës.

Prandaj, Ai Te’ala është i Përjetshëm dhe nuk vdes.

Lidhur me ”… dhe askush nuk i ngjason Atij” Komentatorët kanë mospajtime rreth kuptimit të saj. Disa kanë thënë se kjo do të thotë se ”nuk ka të ngjashëm ose të barabartë me Atë.”

38337 – Ebul-Alijah ka thënë:

”Askush nuk i ngjason Atij, askush nuk është i barabartë me Të dhe askush nuk është si Ai.”

38338 – Ka’b ka thënë:

”Allahu hedhi themelet e shtatë qiejve dhe shtatë dhe tokave” me këtë sure:

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, për të Cilin ka nevojë çdo krijesë. Ai as nuk ka lind askë, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!

Asnjë nga krijesat e Allahut nuk i ngjajnë Atij. ”

38339 – Ibn Abbasi ka thënë:

”Askush nuk është si Ai. I madhë është Allahu, I Vetmi për Pushtetin e të Cilit janë të gjithë të varur, në lavdinë e Tij. ”

38340 – Ibn Xhurejxh ka thënë:

”I barabartë”.

Disa kanë thënë se kjo do të thotë ”Ai që nuk ka grua.”

38341 – Muxhahid ka thënë për ”… dhe askush nuk i ngjason Atij”:

”Do të thotë gruaja.”


1 112:4

2 39:66-67

Shpërndaje: