Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 99-100
Përktheu: Valdet Gashi
T’i kthehemi poezisë së poetit aktivist për ta analizuar atë pak.
Ai shkruan:
Falu dhe agjëro sa të duash
Sepse feja nuk e njeh adhuruesin me anë të namazit dhe të agjërimit
Kështu mendojnë njerëzit rebelues kundër pushtetarëve muslimanë dhe kundërshtuesit e dijetarëve të mëdhenj pavarësisht nëse ata e bëjnë atë nga dija apo injoranca. Cili është gjykimi i sheriatit në lidhje me personin që studion dhe jep mësim, falet, agjëron, e jep zekatin, e bën haxhin dhe kryen ritualet Islame por nuk është i angazhuar në veprimtari dhe ideologji të shpikura që ka bazën e saj në politikën moderne të marra nga Kutbitë, në librat e Ikhuan el-Musliminëve dhe të tillëve? Kjo ndër të tjera është transmetuar në Musnedin e imam Ahmedit dhe në Sahihun e Muslimit nga Xhabir bin Abdilahi (radijAllahu anhu) i cili tregoi se një njeri i tha të dërguarit të Allahut ﷺ:
“Çfarë thua nëse unë i fali namazet e detyrueshme, e agjërojë Ramazanin, e konsiderojë të lejuarën të jetë e lejuar dhe të ndaluarën të jetë e ndaluar dhe nuk bëjë më shumë se kaq? A do të hyjë në xhenet?” Ai ﷺ tha: “Po.”1
Kuptime të ngjashme janë transmetuar të sakta nga Bukhari nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) i cili ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që beson Allahun dhe të dërguarin e Tij, falet dhe e agjëron Ramazanin, Allahu e futë në xhenet, pavarësisht nëse ai lufton në rrugën e Allahut ose mbetet në vendlindjen e tij.” Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! A të mos i japim njerëzve lajmin përgëzues?” Ai u përgjigj: “Në xhenet ka njëqind gradë që Allahu ka përgatitur për luftëtarët për hir të Allahut. Distanca në mes dy gradëve është sa distanca në mes qiellit dhe tokës. Nëse i luteni Allahut, kërkojeni prej Tij Firdeusin që është më i miri dhe pjesa më e lartë e xhenetit. Mbi të është arshi i Mëshiruesit dhe prej tij rrjedhin lumenjtë e xhenetit.”2
Ka shumë argumente të ngjashme. Të gjitha theksojnë se veprimet e përmendura shpien në xhenet edhe nëse personi nuk lufton për hir të Allahut që është maja e shtizës së Islamit. Me këtë që thashë, zhvleftësohet poezia e poetit aktivist. Ai beson se ata që nuk futen në politikë në formën e rrëzimit të pushtetarëve dhe revoltimit ndaj tyre për t’i shkarkuar ata nuk kanë dobi nga namazi, agjërimi, studimi, dhënia mësim dhe shkrim në lidhje me dijen sheriatike derisa ai të bëhet një aktivist politik dhe t’i luftojë pushtetarët. Ai i quan ata “të këqij” dhe nuk përjashtohen edhe ata që gjykojnë me ligjin e Allahut dhe thërrasin në të me pasuritë dhe mundin e tyre.
Kjo është vetëm pak nga ajo e shumta e terrorizmit ideologjik. Kjo i ka devijuar shumë njerëz të rinj dhe njerëz me dije dhe mendje të cekët. Unë kam përmendur pak nga ajo që është e shumtë në mënyrë që personi i shkujdesur të kuptojë, dhe t’i sqarohet e vërteta atij që është pasues i verbër.
1 Muslimi (15) dhe Ahmedi (14747).
2 Bukhari (2790).