Imam Muhammed bin Husejn Ebu Bekr el-Axhuri (v. 360)
Burimi: esh-Sheriah, faqe 292
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nga ana tjetër dijetarët thonë se Allahu (azze ue xhel) është mbi fronin e Tij – mbi qiejt e Tij. Dija e Tij përfshin çdo gjë. Ai ka njohuri për çdo gjë, Ai krijoi qiejt, tokën dhe çdo gjë që ka në to. Ai i di sekretet dhe të fshehtën (gajbin). Ai ka njohuri për dëshirat dhe mendimet e njeriut. Ai dëgjon dhe Ai sheh. Allahu i Lartësuar është pra mbi fronin e Tij dhe tek Ai ngrihen veprat e robërve të Tij.