Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lutja për shërim përmes emrave të Allahut

”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”

Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A i lejohet një myslimani t’i lutet Allahut përmes emrave të Tij për ta shëruar nga sëmundjet?”

Përgjigje: “Është e lejuar për ta bërë këtë gjë, duke u bazuar në përgjithësimin e fjalës së Allahut:

وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا

“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij me to.” 7:180

Gjithashtu, kjo është transmetuar në formë autentike nga profeti (salAllahu alejhi ue selem), i cili i kishte bërë rukje disa njerëzve duke thënë:

أذهب البأس، رب الناس، اشف أنت الشافي، لا شفاء إلا شفاؤك

“O Zoti i njerëzve! Largo vështirësitë dhe shëro sepse vetëm Ti je Shëruesi, nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd!”

Tek Allahu është suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij!”

Shpërndaje: