Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792)
Burimi: “Sherh Akidetit-Tahauijeh”, fq. 333-334
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Hanife (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë në “El-Fikhul-Ekber”: “Allahu ka dorë, fytyrë dhe vetvete, ashtu siç i ka përmendur Allahut Te’ala këto në Kuran. Ai i ka cilësitë pa pyetur “Si janë ato!” Pra, nuk mund të themi se, “dora e Allahut” e përmendur në Kuran, ka për qëllim Fuqinë dhe Mirësinë e Tij, sepse kjo përgënjeshtron Cilësinë e Tij.”[1]
Kjo çfarë thotë Imam Ebu Hanife (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bazohet në provat e padiskutueshme. Thotë Allahu Te’ala:
مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ
“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?” 38:75
Dhe thotë Allahu:
وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.” Zumer, 39:67
Dhe thotë Allahu:
وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
“Ndërsa do të mbetet përgjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.” 55:27
Dhe thotë Allahu:
تَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِي وَلاَ أَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِكَ
“Ti e di ç’ka në mua, e unë e di ç’ka në Ty.” 5:116
Ndërsa, në hadithin e gjatë të transmetuar nga Enesi radijallahu anhu i cili flet në lidhje me ndërmjetësimin; atëherë kur njerëzit i shkojnë Ademit alejhis-selam dhe i thonë: “Allahu të ka krijuar me dorën e Tij, i ka obliguar engjëjt që të të bëjnë sexhde dhe të ka mësuar emrat e të gjitha gjërave…”[2]. Ky hadith, nuk lejon në asnjë mënyrë që të thuhet se për qëllim është fuqia, kur dihet se në ajetin e mëhershëm janë përmendur “dy duart” e Allahut. Edhe po të pranonte këtë interpretim, atëherë kjo do ta lejonte Iblisin që të thotë: “Edhe mua më ke krijuar me fuqinë Tënde, prandaj Ademi nuk ka mirësi ndaj meje.” Prandaj, themi se, me gjithë kufrin e tij, Iblisi e njihte Allahun më mirë sesa Xhehmitë!
[1] “El-Fikhul-Ekber” me “Komentimin e Imam el-Kariu” 36-37.