Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mendimi i Selefëve rreth shprehjes ”lëvizje” lidhur me Allahun

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Dar Ta’arudh-il-Akl uen-Nakl (2/7)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ata el-Karmani dhe ed-Darimi, – u shprehën në mënyrë të qartë për lëvizjen e Allahut, dhe thanë se ky është medhhebi i imamëve të Ehl-us-Sunnetit në çdo kohë. Harb el-Karmani tha se besimin që e kishin imamët e Ehl-us-Sunnetin të cilët ai i kishte takuar, si Ahmed bin Hanbelin, Is’hak bin Rahojën, Abdullah bin ez-Zubejr el-Humejdin dhe Seid bin Mensurin. Uthman ed-Darimi dhe të tjerët thanë:

”Jeta kërkon të kihet lëvizje. Të gjitha gjallesat lëvizin.”

Ata e konsideronin se mohimi i lëvizjes i përket besimit të Xhehmive; Xhehmitë, për të cilët Selefët dhe imamët ishin të bashkuar për ti konsideruar si të devijuar dhe bidatçi.

Një tjetër grup i dijetarëve Selefi, duke përfshirë Nu’ajm bin Hammad el-Khuza’i, Bukhari, Ibn Khuzejme dhe Ibn Abdil-Barr, e pohuan kuptimin, sikurse të lartpërmendurit e pohuan, dhe e quajtën atë ”vepër” dhe të ngjashme. Disa prej tyre nuk pranuan për të përdorur shprehjen ”lëvizje” për shkak se ajo nuk është transmetuar.

Shpërndaje: